Kredi për Inventar
Me anë të kësaj kredie BKT bën të mundur disponimin e fondeve për blerjen e inventarit, mallrave, lëndëve të para, financimin e kapitalit qarkullues etj. Me mbështetjen e BKT-së, biznesi mund të ecë përpara pa asnjë mangësi. Ne ofrojmë paketa fleksibël për produktet e biznesit sipas llojit të kredisë, planit të pagesës, kohëzgjatjes etj. Ne mirëpresim çdo mundësi për të diskutuar nevojat tuaja financiare dhe ju ndihmojmë me përzgjedhjet e kredisë që përshtatet më shumë me kërkesat tuaja specifike.
Kushte të përgjithshme:
- Periudha e ripagimit të kredisë – deri në 3 vjet, me pagesë këstesh mujore dhe me të drejtë rifinancimi.
- Shuma e kredisë – në varësi të biznesit tuaj.
- Garancia e përdorur – Hipoteka e pasurive të patundshme / pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike. Edhe nëse nuk keni kolateralin e mjaftueshëm, ne kemi zgjidhjen e duhur për ju.
- Me disbursimin e kredisë, pagesat transferohen në llogari të furnitorëve sipas faturave