Kredia Tregtare Hipotekore
Banka Kombëtare Tregtare tashmë më afër klientëve të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme, me produktin “Kredia Tregtare Hipotekore”.
Dizenjuar specifikisht për këtë qëllim, Kredia Tregtare Hipotekore synon të plotësojë nevojat për financime afatgjata, për blerjen e një dyqani apo njësive tregtare për aktivitet biznesi. Në rast se jeni një Biznes i Vogël, Biznes i Mesëm, i Vetëpunësuar apo një Person Juridik që kërkoni të investoni në blerjen apo zgjerimin e ambienteve të punës, atëherë Kredia Tregtare Hipotekore pranë BKT është më e përshtatshmja për ju!
Kushte të Përgjithshme:
- Qëllimi i Kredisë – Blerja e njësive tregtare në kompleks rezidencial, blerje e ndërtesave tregtare me qëllim hapjen e supermarketeve, njësi të shitjes me shumicë ose pakicë, transferimi i kredive tregtare hipotekore të marra nga banka të tjera.
- Shuma e Kredisë – Deri në 1,000,000 Euro ose ekuivalenti në Lekë
- Afati i Kredisë – 15 vjet
- Interesi i Kredisë:
-Për kreditë në monedhën Euro, 3.5% i pandryshueshëm për 3 vitet e para dhe më pas Euribor 1 vjeçar + 4.5% (jo më pak se 4.5%)
-Për kreditë në monedhën Lek, 4% i pandryshueshëm për 2 vitet e para dhe më pas Bono Thesari 1 vjeçare + 3.5% (jo më pak se 5%) - Shlyerja e Kredisë – Në 5 vitet e para të jetë amortizuar 25% e principalit, në 5 vitet e dyta të jetë amortizuar 35% e principalit dhe në 5 vitet e fundit të jetë amortizuar 40% e principalit