Eko Kredia është kredi për të gjitha bizneset, me qëllim të financimit të projekteve dhe /ose komponentëve të projektit, të cilat kanë efekt në kursimin e energjisë duke kontribuar ne mbrojtjen e mjedisit.
Kushte të Përgjithshme:
Afati i ripagimit të kredisë – deri në 10 vjet me pagesë këstesh mujore.
Shuma maksimale e kredisë dhe afati i saj është në varësi të biznesit dhe të planit të investimit.
Kjo kredi do të përdoret për investimet në mbrojtjen e mjedisit dhe kursimin e energjisë, blerjen e pajisjeve teknologjike moderne të cilat kursejnë energji, investime në izolimin e Projektit, Instalimet e radiatorëve të rinj, instalime në sisteme të reja të cilat reduktojne konsumin e energjise elektrike, investime ne panele diellore,
Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme / pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike.
Me disbursimin e kredisë, pagesat transferohen në llogari të furnitorëve sipas faturave/institucioneve/preventiveve.