Linja qarkulluese e Kredisë

Linja Qarkulluese e Kredisë

Gjatë zhvillimit të aktivitetit tuaj mund t'ju lindë shpesh nevoja për të pasur likuiditete të menjëhershme, për të kryer pagesa të ndryshme afatshkurtëra. Nëpërmjet linjës qarkulluese të kredisë, BKT synon të përmbushë kërkesat afatshkurtra të klientëve për likuiditet. Klienti mund të përdorë dhe ripaguajë disa herë shumën deri në limitin e aprovuar për një vit që nga data e aprovimit të kredisë. Ju mund të përfitoni nga interesat e ulta të kësaj kredie dhe nga profesionalizmi i stafit tonë në mbështetjen e planeve tuaja.

Kushte të Përgjithshme:

  • Periudha e ripagimit të kredisë – e shkurtër nga 3 deri në 12 muaj. Ju mund të vendosni për maturimin sipas nevojave tuaja.
  • Shuma maksimale e kredisë, në varësi të biznesit tuaj.
  • Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme / pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike. Edhe nëse nuk keni kolateralin e mjaftueshëm, ne kemi zgjidhjen e duhur për ju.
  • Përdorimi i menjëhershëm i limitit të aprovuar.
  • Mund të përfitoni nga interesat e ulta.
  • Me disbursimin e kredisë, pagesat transferohen në llogari të furnitorëve sipas faturave/situacioneve/preventiveve