DOKUMENTA PËR ARKËTIM

Kërkesa për Arkëtim të dokumenteve (D/C) është një produkt financiar ku eksportuesi ia beson mbledhjen e një pagese bankës dërguese (banka e principalit/shitësit/eksportuesit), e cila i dërgon dokumentet një banke prezantuese ose arkëtuese (banka e blerësit), së bashku me udhëzimet për pagesë.
 
Ekzistojnë katër lloje të Dokumentave për Arkëtim si më poshtë:
  1. Dokumentet kundrejt pagesës (C.a.D)
Banka e blerësit mund të lëshojë dokumentet vetëm në të njëjtën kohë kundrejt pagesës së menjëhershme.
  1. Dokumentet kundrejt pranimit (D/A)
Banka e blerësit mund të lëshojë dokumentet vetëm kundrejt pranimit të një drafti nga importuesi, p.sh. në një datë 180 ditë pas dërgimit të mallit.
  1. Dokumentet kundrejt letrës së ndërmarrjes
Banka e blerësit i lëshon importuesit dokumentet kundrejt një letre detyrimi, formulimi i së cilës përcaktohet nga banka dërguese ose importuesi. Me nënshkrimin e letrës së angazhimit, importuesi merr përsipër të paguajë shumën e arkëtimit në një datë të caktuar.
  1. Arkëtim me pranim: lëshimi i dokumenteve vetëm kundrejt pagesës (Acceptance D/P)
Eksportuesi jep udhëzime që bleresi (importuesi) të pranojë një draft të caktuar, 30 ditë pas shikimit. Megjithatë, banka e blerësit mund t'i dorëzojë dokumentet tek blerësi vetëm pasi të jetë kryer pagesa e draftit.
Për informacion më të detajuar ju lutemi vizitoni një nga degët tona.