PARTNERITETI ME ICIEC

BKT ka nënshkruar Politikën e Sigurimit të Kredive me ICIEC, një institucion ndërkombëtar pjesë e Bankës Islamike për Zhvillim (IDB). Me ndërmjetësimin e ICIEC, ne jemi tashmë në gjëndje të mbështesim klientët tanë me transaksionet e tyre të tregtisë së jashtme të lëshuara nga bankat në Amerikën e Jugut, Afrikën Perëndimore, Afrikën e Veriut, Afrikën Lindore dhe Qendrore, Vendet Arabe të Azisë, Azinë Qendrore dhe Evropë, Azia Juglindore nën mbulimin e garancisë ICIEC.