Page 20 - Raport Vjetor 2022
P. 20

EMEA Finance

















                Banka Kombëtare Tregtare është vlerësuar         Çmimi si “Banka më Inovative” për të dytën
                më 5 gusht 2022 si “Banka më e Mirë në           herë rradhazi për Evropën Qendrore - Lindore
                Shqipëri”, “Banka më Innovative” dhe njohja      dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura,
                e   “SMART Banking  si Produktit  më  i Mirë”    konfirmon suksesin e BKT në revolucionin e
                për vitin 2021 në Evropën Qendrore - Lindore     dixhitalizimit, ku klientët tanë gjithmonë e më
                dhe Bashkësinë e Shteteve Të Pavarura nga        shumë janë duke kryer transaksione bankare
                EMEA Finance në edicionin e katërmbëdhjetë       online (vetë-shërbim) përmes kanaleve tona
                të eventit “Çmime për Bankat Evropiane për       alternative duke përfituar nga funksionet e
                vitin 2021”.                                     reja të ofruara për klientë individ dhe biznes
                                                                 përmes kanaleve tona digjitale, aplikacioni
                Çmimet si “Banka më e Mirë në Shqipëri”          BKT Smart, platformës E-Banking dhe ATM-
                për të dymbëdhjetën herë rradhazi, “Banka        të e reja Smart BanKomaT.
                më Inovative” si edhe “ SMART Banking si
                Produktit  më i Mirë” për vitin  2021 në  rajon
                të marra nga kjo revistë prestigjoze theksojnë
                vlerësimin e saj ndër vite ndaj BKT. EMEA
                Finance theksoi se; ne jemi të nderuar që jemi
                në gjendje t’i japim bankës këtë vlerësim të
                rëndësishëm  sërish  në  paketën  e çmimeve
                Europe Banking Awards 2021. Në total, banka
                ka fituar 17 Çmime Bankare të Evropës, duke
                filluar që nga paketat e çmimeve Europe
                Banking Awards 2010.

                EMEA Finance, një nga revistat më të
                rëndësishme financiare në botë që ndjek
                zhvillimet në tregjet financiare në Evropë,
                Lindjen e Mesme dhe Afrikën, vlerëson çdo vit
                bankat dhe institucionet më të mira financiare.
                Këto vlerësime tregojnë që bankat evropiane
                mbeten në gjendje të mirë dhe vërtetojnë se
                industria financiare mund të përballojë kriza
                financiare. Zhvillimet dixhitale që janë bërë
                gjatë  dekadës  së  fundit  mbeten  thelbësore
                dhe të vlefshme, ndërsa qasja në shërbimet
                financiare është duke u bërë më e lehtë dhe
                më gjithëpërfshirëse.






                                             *Ky çmim iu dha BKT-së gjatë vitit 2022 dhe nuk është pasqyruar në Raportin Vjetor 2021
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25