Page 22 - Raport Vjetor 2022
P. 22

GRUPI I THESARIT DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE














                                         Gjatë vitit 2022, Grupi i Thesarit dhe Institucioneve
                                         Financiare  ka  hapur  dy  kanale  të  reja  në  USD
                                         dhe EUR, për të mbështetur pagesat ndërmjet
                                         klientëve. Ne kemi ndjekur një strategji të re të
                                         tregtisë së jashtme për të rritur pjesën e tregut
                                         të BKT, duke zbatuar produkte të ndryshme, një
                                         qasje të re dhe mënyra të reja të strategjive të
                                         marketingut, në bashkëpunim me Departamentin
                                         e Marketingut të Biznesit. Grupi i Thesarit dhe
                                         Institucioneve Financiare përmbylli produktin e
                                         Huasë  Tregtare për  të  financuar  transaksionet  e
                                         Letër Kreditit, duke ndihmuar kështu në vendosjen
                                         e likuiditetit të bankës në kanale të reja. Gjithashtu
                                         u hodh në treg një produkt i ri i quajtur Marrëveshje
                                         e Pakthyeshme Rimbursimi (IRU), për t’i ardhur
                                         në ndihmë palëve që mund të kenë nevojë për
                                         mbështetje lidhur me transaksionet me Letër Krediti
                                         si edhe për të rritur fitimin e bankës. Grupi i Thesarit
                                         dhe Institucioneve Financiare ka organizuar takime
                                         dhe seminare biznesi duke përfaqësuar BKT në
                                         shtete si Austri, Zvicër, Hollandë, Gjermani dhe
                                         Turqi. Këto seminare kanë patur si qëllim rritjen e
                                         biznesit në fushën e financave tregtare, thesarit dhe
                                         bankave korrespondente. Gjithashtu është hapur
                                         një linjë e re këmbimi valutor me korrespondentë në
                                         Europë e cila shërben për të akomoduar nevojat e
                                         likuiditetit të bankës. Tani jemi duke hulumtuar për
                                         kanale të reja investimi, për të vendosur likuiditetin
                                         e BKT nëpërmjet marrëdhënieve dypalëshe dhe
                                         po shqyrtojmë edhe ofrimin e shërbimit të llogarive
                                         korrespondente  në  ALL,  EUR  dhe  USD  për
                                         bashkëpunëtorë në shtete të ndryshme.
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27