Kredi e Gjelbër

Kredi e Gjelbër Pa kolateral

Kur vjen fjala për shtëpinë secili mendon se si ta bëjë atë më komode duke shpenzuar sa më pak. Dhe kur mendohet të merret një kredi për të realizuar komfortin e kërkuar, na duket gjithnjë e shtrenjtë.

Kredia e Gjelbër është mundësia për t’i pasur të dyja: Komfortin dhe koston e ulët.

Kredia e Gjelbër e BKT vjen me një normë interesi preferenciale dhe është zgjidhja e duhur për të gjithë individët që duan të investojnë në shtëpitë e tyre në produkte apo sisteme që realizojnë kursimin e energjisë. Përfundimi është: fatura energjie më të ulta, këste më të ulta kredie dhe komoditeti i dëshiruar.

Kushtet e Kredisë së Gjelbër pa kolateral janë:

Afatet dhe Kushtet e kredisë  
 

Monedha

Lekë

Shuma maksimale e kredisë

Deri në 2,000,000 Lekë

Afati maksimal

Deri në 7 vjet

Norma e interesit

Fillon nga 3.3%

Komisioni i disbursimit

Fillon nga 2%(jo me pak se 1,500 Lekë)

Komision aplikimi

nuk aplikohet

Garancia e kërkuar

Kredia do të sigurohet nëpërmjet dorëzanisë. Numri i dorëzanësve varet nga shuma e kredisë dhe marrdhënia e klientit me bankën.

Për informacione të mëtejshme klikoni më poshtë në Fletën e standardizuar të informacionit parakontraktor 

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredinë e Gjelbër

Ju lutem shkarkoni fleten e standardizuar të informacionit parakontraktor