- A
- B
- C
- D
- E
- F
- G
- H
- I
- J
- K
- L
- M
- N
- O
- P
- Q
- R
- S
- T
- U
- V
- W
- X
- Y
- Z
Vlera e një aktiv
Është e barabartë me vlerën e tij kontabël në bilanc, dhe kompanitë e llogarisin atë neto duke zbritur zhvlerësimin e akumuluar
Vlera
Shuma e parave që mund të merret kundrejt diçkaje
Vjedhje identiteti
Përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale të një personi për të kryer veprime financiare ose mashtruese.
Verifikim biometrik
Metodë sigurie që përdor tipare fizike, si gjurmët e gishtit ose fytyra, për identifikim dhe autorizim.
Urdhërpagesë periodike
Urdhërpagesë që përsëritet automatikisht në data, intervale ose shuma të përcaktuara paraprakisht.
Urdhërpagesë
Udhëzim që klienti i jep bankës për të transferuar një shumë të caktuar nga llogaria e tij te një përfitues.
Tregti
Procesi i blerjes dhe shitjes së mallrave dhe shërbimeve, me kompensimin financiar të paguar nga një blerës tek një shitës ose shkëmbimi i mallrave ose shërbimeve ndërmjet palëve
Transfertë ndërkombëtare
Transferim fondesh ndërmjet llogarive bankare në shtete të ndryshme ose si pagesë ndërkufitare.
Transfertë ndërbankare
Transferim fondesh ndërmjet llogarive të mbajtura në banka të ndryshme.
Transfertë brenda vendit
Transferim fondesh ndërmjet llogarive bankare brenda të njëjtit shtet.
Transfertë brenda bankës
Transferim fondesh ndërmjet dy llogarive të mbajtura në të njëjtën bankë.
Transfertë Bankare
Procesi i dërgimit të parave nga një llogari bankare në një tjetër, zakonisht në mënyrë elektronike
Transaksion në pritje
Transaksion që është autorizuar ose nisur, por ende nuk është përfunduar ose regjistruar përfundimisht në llogari.
Transaksion i paautorizuar
Pagesë ose veprim bankar që nuk është kryer ose miratuar nga mbajtësi i llogarisë apo kartës.
Transaksion
Një ngjarje që ndodh kur dikush blen ose shet diçka, ose veprimi i këmbimit të parave
Taksa
Cdo pagesë e detyrueshme me ligj, që bëjnë në favor të buxhetit të shtetit, personat fizik e juridik të një vendi, në bazë të të ardhurave ose të pasurisë që ata kanë ose si pasojë e konsumit të mallrave e të shërbimeve që përfitojnë
SWIFT/BIC
Kod ndërkombëtar që identifikon një bankë ose institucion financiar në transfertat ndërkombëtare.
Smishing
Mashtrim përmes SMS-it ose aplikacioneve të mesazheve, që synon vjedhjen e të dhënave personale ose financiare.
Skadimi i kartës
Data deri në të cilën karta është e vlefshme për përdorim.
Sistemi i Menaxhimit të Radhës
Një sistem i cili përdoret për të kontrolluar radhën e pritjes nëpër degët e bankës.
Sistemi Bankar
Tërësia e të gjitha bankave të një vendi përfshirë edhe bankën qendrore
Sigurues
Është një shoqëri e liçensuar nga Autoriteti i Mbikqyrjes në fushën e sigurimeve, e cila merr përsipër të dëmshpërblejë dëmet nga një rrezik sipas kontratës/policës së sigurimit.
Sigurimi
Sigurimi është një sistem i transferimit të riskut dhe kombinimit të tij ku njëra palë, i siguruari, merr premtimin nga pala tjetër, siguruesi, për t’u dëmshpërblyer në rast humbjeje dhe siguruesi pranon të marrë përsipër riskun në këmbim të primit të sigurimit, e rregulluar kjo me kontratën (policën) e sigurimit.
Shuma e Sigurimit
Është vlera, për të cilën është rënë dakord midis palëve në kontratën e sigurimit apo është përcaktuar në aktet ligjore apo nënligjore në fuqi dhe që përfaqëson kufirin maksimal të përgjegjësisë së siguruesit kundrejt të siguruarit apo përfituesit
Shlyerje e parakohshme
Pagesa e plotë ose e pjesshme e një kredie përpara përfundimit të afatit të saj.
Rrezik Sigurimi
Është mundësia objektive e ekzistencës së humbjes pasurore dhe/ose jopasurore, e cila ndodh në rrethana të pasigurta, të panjohura dhe të pavarura nga vullneti i personit të siguruar.
Rimbursim në kartë (cashback)
Rikthim i plotë ose i pjesshëm i një shume në kartë; në programet cashback mund të jetë edhe një përqindje e shpenzimeve të kryera.
Referencë pagese
Informacion që ndihmon në identifikimin e qëllimit, faturës ose përfituesit të një pagese.
Recesion Ekonomik
Rënie te ndjeshme në aktivitetin ekonomik që vazhdon për më shumë se disa muaj
Produkt/ shërbim bankar
Produket e prekshme si kartat apo të paprekshme si depozitat dhe çdo shërbime i lidhur me lëvizjet e parave të ofruara nga Banka për klientët e saj për lehtësimin e menaxhimit të të ardhurave të tyre.
Principal / Kryegjë
Shuma bazë e marrë hua, pa përfshirë interesin, komisionet ose kostot e tjera. Në çdo këst, një pjesë mund të përdoret për uljen e principalit dhe një pjesë për interesin.
Prim i Sigurimit
Shuma që paguhet nga i siguruari, për të mundësuar mbulimin me sigurim nga ana e siguruesit, çmimi i sigurimit që paguan klienti.
POS
Pajisje ose sistem në pikën e shitjes që përdoret për të pranuar pagesa me kartë ose pajisje digjitale.
Portofol digjital
Aplikacion ose shërbim që ruan në mënyrë të sigurt të dhënat e pagesës dhe mundëson pagesa me telefon ose pajisje të tjera elektronike.
Portofol
Një listë e aseteve financiare të prekshme ose të pa prekshme e mbajtur nga një person apo institucion
Polica e Sigurimit të Pronës
Policë që mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e rreziqeve të ndryshme përcaktuar në policë.
Polica e Sigurimit të Jetës
Policë që mbulon rrezikun e vdekjes së të siguruarit për shkaqe natyrore ose aksidentale.
Polica e Sigurimit për Efekt Kredie
Policë që ofrohet për personat që marrin kredi në bankë dhe i mbron ato nga rrreziku i mos shlyrjes së hua-së si pasojë e ndodhjes së një ngjarje sigurimi, si kusht i kontratës se kredisë, ku përfitues është Banka.
Polica e Sigurimit Kasko
Policë që mbulon automjetet e targuara nga dëme që mund ti ndodhin vetë automjetit si pasojë e rreziqeve të ndryshme përcaktuar në policë.
Polica e Sigurimit
Është një kontratë ndërmjet siguruesit dhe të siguruarit, për mbulimin e risqeve të të siguruarit sipas kushteve të përcaktuara në kontratë. Polica përpilohet nga siguruesi.
Plan shlyerjeje
Pasqyrë që paraqet këstet, datat e pagesave, ndarjen ndërmjet principalit dhe interesit dhe gjendjen e mbetur të kredisë.
Pjesë e Zbritshme në Sigurime
Shuma ose përqindja ndaj dëmit apo shumës së siguruar, e përcaktuar në policën e sigurimit, e cila mbulohet nga vetë i siguruari. Në të gjitha rastet kjo vlerë i zbritet vlerës së dëmit në momentin e përllogarites së vlerës së dëmshpërblimit.
Phishing
Mashtrim online, zakonisht përmes e-mailit ose faqeve të rreme, që synon vjedhjen e të dhënave duke u paraqitur si një institucion ose person i besuar.
Përjashtime në Sigurim
Në të gjitha policat e sigurimit ka disa nene ku përcaktohen fushat e rrezikut, për të cilat siguruesi nuk mbulon humbjet ose dëmet e ndodhura.
Periudhë mospagimi
Periudhë e përcaktuar gjatë së cilës shtyhet pagesa e principalit ose e një pjese të detyrimeve, sipas marrëveshjes me bankën.
Përfituesi i Sigurimit
Personi i përcaktuar në policën e sigurimit si përfitues i shumës së sigurimit.
Përfitues fundor
Personi fizik që zotëron, kontrollon ose përfiton përfundimisht nga një llogari, biznes ose transaksion.
Përfitues
Personi ose subjekti që merr fondet nga një pagesë ose transfertë bankare.
Pasqyrë bankare
Dokument që paraqet gjendjen dhe transaksionet e një llogarie gjatë një periudhe të caktuar.
Pasqyra e Llogarisë
Është historiku i veprimeve të kryera në llogari për periudhën mbi të cilën kërkohet informacioni
Paraja
Koncepti thelbësorë është përdorimi si instrument pagese dhe këmbimi, pranuar si e tillë nga publiku
Pagesë pa kontakt
Pagesë që kryhet duke afruar kartën, telefonin ose pajisjen inteligjente pranë terminalit POS.
Pagesë online
Pagesë e kryer në internet me kartë, transfertë bankare, portofol digjital ose një mënyrë tjetër elektronike.
Pagesë automatike
Pagesë e programuar që realizohet automatikisht nga llogaria për detyrime të përsëritura, si faturat mujore.
Pagesë
Një shumë parash e paguar ose procesi i pagesës
Paga
Një shumë fikse parash shpërblyese për punën e kryer një punonjës e cila zakonisht paguhet direkt në llogarinë e tij bankare çdo muaj
Overdraft
Një paradhënie bankare që banka e aprovon si limit kredie për përdorim në rast se llogaria juaj kalon vlerën 0
OTP
Kod njëpërdorimësh që dërgohet ose gjenerohet për të verifikuar hyrjen, pagesën ose një transaksion tjetër.
Ofertë
Termi I lidhur me furnizimin ose sigurimin e diçkaje
Normë interesi fikse
Normë interesi që mbetet e pandryshuar gjatë gjithë afatit ose për një periudhë të përcaktuar.
Normë interesi e ndryshueshme
Normë interesi që mund të ndryshojë gjatë kohëzgjatjes së kredisë ose depozitës, sipas një reference dhe kushteve të kontratës.
Normë interesi
Përqindja që tregon koston e huamarrjes ose fitimin e mundshëm nga një depozitë apo investim.
Normë efektive interesi
Tregues që pasqyron koston e përgjithshme të kredisë duke marrë parasysh interesin dhe kostot e tjera të përfshira sipas metodologjisë përkatëse.
Njoftim për transaksion
Mesazh që klienti merr përmes SMS-it, e-mailit ose aplikacionit pas kryerjes ose tentativës për kryerjen e një transaksioni.
Njoftim në celular
Një mesazh automatik i cili dërgohet nga një aplikacion (BKT Smart) tek përdoruesi në momentin kur aplikacioni nuk është i hapur.
Ngrirje e llogarisë
Kufizim i përkohshëm i përdorimit të llogarisë për arsye sigurie, ligjore, rregullatore ose verifikimi.
Menaxhimi i Marrdhënies me Klientin
Një sistem i menaxhimit të marrdhënies me klientin ndihmon bankën të ndërtojë marrëdhënie me klientët dhe të modernizojnë proçeset në mënyrë që ato të mund të rrisin shitjet, të përmirësojnë shërbimin ndaj klientit dhe të rrisin përfitimin.
Menaxhim financiar personal
Planifikimi dhe administrimi i të ardhurave, shpenzimeve, kursimeve dhe detyrimeve financiare të një individi ose familjeje.
Mashtrim financiar
Përdorim mashtrues ose i paligjshëm i të dhënave, llogarive ose instrumenteve financiare për përfitim të padrejtë.
Marrja në Sigurim
Proçes që kryhet nga siguruesi ku vendoset nëse do të pranohet kërkesa për t’u siguruar, e nëse vendimi është pozitiv përcaktohen kushtet e sigurimit.
Lojë Promocionale
Një lojë ku marrin pjesë disa klientë, në bazë të kushteve që plotësojnë, për të fituar një çmim ose disa çmime me vlera të ndryshme.
Llogari rrjedhëse
Një llogari e mbajtur në një bankë në të cilën mund të kryhesh lehtësisht veprime tërheqje, depozitime dhe transaksione të tjera pa njoftim paraprak duke ruajtur historikun e tyre
Llogari kursimi
Llogari ku klienti vendos para për kursim dhe, sipas kushteve të bankës, mund të përfitojë interes.
Llogari e përbashkët
Llogari bankare që zotërohet ose administrohet nga dy ose më shumë persona, sipas autorizimeve të përcaktuara.
Llogari
Një marrëveshje me një bankë për të mbajtur paratë atje dhe për t'ju lejuar ti hiqni atëher kur ju nevojiten
Likuiditet
Shpejtësia dhe lehtësia me të cilën një aset apo aktiv mund të konvertohet në të holla pa humbje në vlerë.
LIBOR
London Interbank Offered Rate- Norma bazë e interesit e përdorur në huadhënien ndërmjet bankave në tregun ndërbankar të Londrës e cila përdoret edhe si një referencë për përcaktimin e normës së interesit për huatë e tjera.
Letra me vlerë
Instrument Financiar i cili njeh të drejtën e pronësisë apo të një borxhi si aksionet apo obligacionet
Letër Kredie
Një letër e lëshuar nga një bankë që i lejon personit që e ka atë për të marrë një hua të veçantë nga një bankë në një vend tjetër
KYC – Njih klientin tënd
Proces përmes të cilit banka identifikon klientin, verifikon të dhënat e tij dhe kupton natyrën e marrëdhënies bankare.
Kushtet e Përgjithshme të Policës së Sigurimit
Në të gjitha rastet policat e sigurimit janë të shoqëruara me kushtet e përgjithshme, në vartësi të llojeve të risqeve që mbulojnë. Kushtet kanë forcën e ligjit për palët, të cilat rregullojnë gjithë marrëdhënien e tyre të sigurimit.
Kursime
Një shumë parash që mbani mënjëanë dhe nuk ju duhet përkohësisht ti shpenzoni ato
Kurs këmbimi
Raporti me të cilin një monedhë këmbehet me një monedhë tjetër.
Kufi i kartës
Shuma maksimale që mund të shpenzohet, të tërhiqet ose të transferohet me kartë brenda një periudhe të caktuar.
Kthim
Vlerë e shtuar që rrjedhë nga shitja e aseteve të ndryshme
Kredi personale
Kredi për individë, e përdorur për qëllime të ndryshme personale sipas kushteve të përcaktuara nga banka.
Kredi hipotekore
Kredi që përdoret zakonisht për blerjen, ndërtimin ose përmirësimin e një prone dhe sigurohet me hipotekë mbi pronën.
Kredi e keqe
Një hua që nuk ka gjasa të paguhet
Kredi biznesi
Financim që u jepet bizneseve për nevoja operacionale, kapital qarkullues ose investime.
Konvertim valutor
Procesi i këmbimit të një monedhe në një monedhë tjetër sipas kursit të aplikueshëm.
Komision bankar
Tarifë që banka aplikon për një produkt, shërbim ose transaksion të caktuar.
Kolateral
Një pronë apo një aset tjetër ekuivalent që pranohet nga kredidhënësi si garanci për shlyerjen e kredisë të marrë nga kredimarrësi.
Kodi PIN
Numër personal sekret që përdoret për të verifikuar identitetin gjatë përdorimit të kartës ose të shërbimeve të caktuara bankare.
Kod QR
Kod grafik që skanohet me telefon ose pajisje tjetër për të hapur informacion ose për të kryer depozitime ose tërheqje në ATM.
Klient
Një klient është një person që ka një llogari bankare ose që është në një marrëdhënie me bankën duke disponuar dhe përdorur produkte dhe shërbime të tjera bankare.
Këst kredie
Shuma periodike që paguhet për shlyerjen e një kredie dhe që zakonisht përfshin principalin, interesin dhe, sipas rastit, kosto të tjera.
Kërkesa për Dëmshpërblim nga Sigurimi
Kërkesë e bërë nga i siguruari për një dëmtim ose përfitim, sipas një police sigurimi brenda afateve të përcaktuara në policë.
Kasetë Sigurie
Një kuti e sigurtë me vendodhje në një bankë ku mund të mbani gjëra të çmueshme
Kartë virtuale
Kartë digjitale me të dhëna të posaçme, e përdorur kryesisht për pagesa online dhe jo domosdoshmërisht e pajisur me formë fizike.
Kartë pa kontakt (contactless)
Kartë që mundëson pagesa duke u afruar pranë pajisjes POS, pa qenë nevoja të futet fizikisht në pajisje.
Kartë debiti
Kartë pagese që përdor fondet e disponueshme drejtpërdrejt nga llogaria bankare e klientit.
Karta e Kreditit
Karta nëpermjet të ciles kryejme transaksione duke perdorur fondet (limit kredie) që banka vendos në dispozicion
Kapitalizim i interesit
Shtimi i interesit të fituar në shumën bazë, në mënyrë që interesi i ardhshëm të llogaritet mbi shumën e re.
Kapital
Para dhe pasuri, sidomos një sasi e madhe që përdoren për fillimin e një biznesi të ri ose për tu investuar me qëllim shtimin e pasurisë
Investim
Procesi i vendosjes së disa të hollave ose burimeve në një ndërmarrje
Interesi i akumuluar
Shuma e fituar në periudhën aktuale të kontabilitetit, por do të merret në një periudhë pasuese.
Interes i përbërë
Interes që llogaritet mbi shumën fillestare dhe mbi interesin e akumuluar më parë.
Interes i depozitës
Fitimi që klienti merr nga fondet e depozituara në një llogari ose produkt kursimi me interes.
Inflacioni
Rasti ku kemi nje rritje të nivelit të përgjithshëm të çmimeve duke na sjellë në mundësinë e blerjes të një sasie më të vogël mallrash me të njëjtën sasi parash
IBAN
Numër ndërkombëtar i standardizuar që identifikon një llogari bankare.
I Siguruar
Pala që ka siguruar risqet e tij nëpërmjet një policë sigurimi, me objekt humbje të mundshme pasurore dhe/ose jopasurore. Në disa raste i siguruari njihet dhe si policëmbajtës
Histori kreditore
Informacion mbi kreditë dhe mënyrën se si një individ ose biznes i ka përmbushur detyrimet financiare në të kaluarën.
Gjendje e llogarisë
Shuma totale e regjistruar në një llogari në një moment të caktuar.
Gjendje e disponueshme
Shuma që klienti mund të përdorë menjëherë, pasi merren parasysh fondet e bllokuara, rezervimet ose transaksionet në proces.
Garantues
Person ose subjekt që merr përsipër të përmbushë detyrimin financiar nëse huamarrësi nuk e shlyen atë.
FOREX
(Foreign Exchange) I referohet tregut ndërkombëtar të këmbimeve valutore
Fonde
Një sasi parashë të vendosura mënjëanë për një qëllim të caktuar
Fond emergjence
Shumë parash e kursyer për të përballuar shpenzime të papritura ose situata të jashtëzakonshme.
Fitim
Procesi i fitimit të parave apo materialeve
Faturë
Një deklaratë që tregon një detyrim parashë për tu paguar kundrejt një të mire apo shërbimi të përfituar
Faqe e sigurt interneti
Faqe që përdor masa sigurie, si lidhja HTTPS dhe certifikatat digjitale, për të mbrojtur të dhënat gjatë komunikimit online.
EURIBOR
European Interbank Offered Rate: Norma e interesit e përdorur nga bankat kryesore Europiane kur ata japin hua njëra-tjetrës në monedhën euro
Është një mesazh që përmban tekst, skedarë, imazhe ose bashkangjitje të tjera që dërgohen mes përdoruesve të internetit.
E-banking
Shërbime bankare të ofruara përmes internetit, zakonisht nga një shfletues në kompjuter ose pajisje tjetër.
E ardhur
E gjithë shuma e të ardhura përpara bërjes të çdo tipi zbritjeje
Divident
Fitimet e një korporate të cilat shpërndahen për aksionarët e saj
Detyrime
Përgjegjësia e një personi, biznesi apo organizate për të paguar ose për të hequr dorë nga diçka me vlerë kundrejt dikujt tjetër
Dërgues
Personi ose subjekti që nis një pagesë ose transfertë bankare.
Depozitë pa afat
Fonde të vendosura në një llogari që mund të tërhiqen në çdo kohë, sipas kushteve të bankës.
Depozitë me afat
Shumë parash e vendosur në bankë për një periudhë të përcaktuar, zakonisht me një normë interesi të caktuar.
Depozitë Bankare
Fonde të cilat depozitohen nga individ apo biznese në një instuticion bankar për një periudhë të caktuar kohe me qëllim ruajtjen dhe përfitimin e interesave
Dëmshpërblim nga Sigurimi
Është shuma për të cilën siguruesi i detyrohet të siguruarit, përfituesit apo çdo pale të tretë të dëmtuar, e cila rrjedh si e drejtë nga një kontratë sigurimi apo veprimtari sigurimi.
Deflacioni
Deflacioni është rënia e përgjithshme e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve përgjatë një periudhe kohe
Çmimi
Raporti i këmbimit të mallrave të ndryshme, i matur në njësi monetare.
Çek
Një dokument vërtetues i lëshuar për pagimin e pagave ose shpërblimeve
CVV/CVC
Kod sigurie, zakonisht me tre shifra, që përdoret për verifikim gjatë pagesave me kartë, veçanërisht online.
Buxhet
Një buxhet është një parashikim i të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë një periudhe të caktuar të ardhshme kohore zakonisht për një vit. Buxhetet mund të parashikohen për individë, biznese, qeveri etj.
Broker Sigurimesh
Është personi fizik/juridik i licensuar nga Autoriteti për të ushtruar veprimtarinë e ndërmjetësimit në sigurime mes klientit dhe Shoqërisë së Sigurimit.
Broker
Është një individ ose firmë kundrejt të cilit paguhet një tarifë ose komision për ekzekutimin e një urdhri blerjeje dhe shitjeje të paraqitur nga një investitor, ose që vepron si agjent për një klient kundrejt një komision për shërbimet e tij.
Borxh
Situata e pasjes së një detyrimi, veçanërisht në formën e parave
Bono Thesari
Detyrim borxhi i negociueshëm i emetuar nga Ministria e Financave me qëllim mbështetjen e shpenzimeve qeveritare me një afat maksimal 1 vjeçar
Bllokim i kartës
Çaktivizim i përkohshëm ose i përhershëm i kartës për të parandaluar përdorimin e paautorizuar.
Bilanc
Është një pasqyrë financiare që raporton aktivet, detyrimet dhe kapitalin e aksionerëve të një kompanie në një moment specifik kohe, dhe ofron një bazë llogaritje të normave të kthimit dhe vlerësimin e strukturës së kapitalit të saj.
Baza e të Dhënave
Një depo informacioni e organizuar në mënyrë sistematike që lejon tërheqjen, ndryshimin dhe analizimin e lehtë të të dhënave.
Bashkëhuamarrës
Person që merr kredinë së bashku me huamarrësin kryesor dhe mban përgjegjësi për shlyerjen e saj sipas kontratës.
Barrë siguruese
Vendosja e pasurisë si garanci për shlyerjen e një huaje
Bank
Një organizatë ku njerëzit dhe bizneset mund të investojnë ose të huazojnë para, ti këmbejnë ato etj.
Autorizim transaksioni
Procesi i verifikimit dhe miratimit të një pagese ose veprimi bankar.
Autentikim me dy faktorë (2FA)
Metodë sigurie që kërkon dy forma të ndryshme verifikimi për të hyrë në një llogari ose për të konfirmuar një veprim.
ATM / Bankomat
Pajisje elektronike që mundëson tërheqjen e parave, kontrollimin e gjendjes së llogarisë dhe, në disa raste, depozitimin e fondeve ose kryerjen e shërbimeve të tjera.
Aplikacion bankar
Aplikacion në telefon ose tablet që u mundëson klientëve të menaxhojnë llogaritë, të kryejnë pagesa e transferta dhe të administrojnë kartat.
Ankesë
Shprehja e një pakënaqësie, pohimi mbi mospëlqyeshmërinë e një produkti apo shërbimi që BKT ofron, një pretendim kundër një produkti apo shërbimi të përfituar të dërguar nëpërmjet kanaleve të mundësuara, në një situatë konkrete e cila mund të verifikohet.
Amortizimi
Është një teknikë e kontabilitetit e përdorur për të ulur vlerën e kostos së jetës në mënyrë graduale së një aktivi me një plan fix
AML – Parandalimi i pastrimit të parave
Masa dhe procedura që përdoren për të parandaluar përdorimin e sistemit financiar për pastrim parash ose financim të veprimtarive të paligjshme.
Aktivizim i kartës
Procesi përmes të cilit një kartë e re bëhet e gatshme për përdorim.
Aktiv
Diçka me vlerë që i përket një personi ose organizate që mund të përdoret për pagesën e detyrimeve
Aksioner
Një person I cili zotëron aksionet e një kompania dhe si rrjedhim duke marrë të drejtën të marrë vendime për këtë kompani si edhe të përfitoj nga të ardhurat që rrjedhin nga biznesi kësaj kompanie
Aftësi paguese
Vlerësimi i mundësisë së një klienti për të përmbushur detyrimet financiare në kohë.
Afat maturimi
Data ose periudha kur përfundon një kredi, depozitë apo investim dhe detyrimi duhet të shlyhet ose fondet mund të tërhiqen.
