Page 132 - Raport Vjetor 2022
P. 132
Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022 70
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
7. Arka dhe llogari me Bankën Qendrore
Gjendjet e arkës dhe llogaritë me Bankën Qendrore më 31 dhjetor 2022 dhe 2021 paraqiten si më poshtë:
31 dhjetor 2022 31 dhjetor 2021
Arka 71,850,887 69,280,576
Depozita me Bankën Qendrore të Kosovës 77,593,780 97,456,505
Banka e Shqipërisë
Llogaria rrjedhëse 59,202,562 71,869,335
Rezerva e detyrueshme 328,808,949 297,773,231
Interesi i përllogaritur 35,483 (10,462)
388,046,994 369,632,104
537,491,661 536,369,185
Në përputhje me kërkesën e Bankës së Shqipërisë në lidhje me rezervën e detyrueshme, Banka duhet të mbajë një minimum të
kërkuar bazuar në Rregulloren nr. 29 “mbi minimumin e Rezervës së Detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat” si
llogari rezervë e detyrueshme, e cila gjatë muajit mund të përdoret deri në 70% të nivelit të saj, me kushtin që të ruhet mesatarja
mujore.
Depozitat me Bankën Qendrore në Kosovë përfshijnë rezervën e detyrueshme në masën 10% të depozitave të klientëve në
Kosovë.
Paraja dhe ekuivalentet e saj në 31 dhjetor 2022 dhe 2021 paraqiten më poshtë:
31 dhjetor 2022 31 dhjetor 2021
Arka dhe llogaritë me Bankën Qendrore 537,491,661 536,369,185
Rezerva e detyrueshme në Shqipëri (328,808,949) (297,773,231)
Rezerva e detyrueshme në Kosovë (58,333,935) (51,888,833)
Llogaritë rrjedhëse me bankat 234,356,201 239,853,628
Depozita pa afat me bankat 20,262,363 42,335,379
Depozitat me maturitet 3 muaj ose më pak 168,068,648 253,966,440
573,035,989 722,862,568
8. Depozita dhe llogari me bankat
Depozita dhe llogari me bankat më 31 dhjetor 2022 dhe 31 dhjetor 2021 përbëhen nga sa vijon:
31 dhjetor 2022 31 dhjetor 2021
Depozitat 173,356,282 258,010,355
Garanci në para mbajtur nga institucionet financiare 45,818,291 17,229,952
Llogaritë rrjedhëse 234,356,201 239,853,628
Depozitat pa afat 20,262,407 42,335,419
Interesi i përllogaritur 137,917 (32,644)
Zhvlerësimi (29,086) (22,937)
473,902,012 557,373,773
Depozitat janë vendosur në bankat jo-rezidente nga vendet e Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (“OECD”)
dhe kanë maturime kontraktuale deri në 1 vit. Llogaritë rrjedhëse paraqesin gjendjet me bankat korrespondente në vendet e
OECD-së.
Garancia në para përfaqëson kryesisht kolateralin e mbajtur nga institucionet financiare në lidhje me disa letër kredish të lëshuara
për klientët e Bankës, si dhe depozita në para për garantimin e rreziqeve, të cilat mund të shfaqen nga aktiviteti i Bankës lidhur
me kartat e kreditit.