Page 128 - Raport Vjetor 2022
P. 128
Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022 66
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
5. Administrimi i rrezikut financiar (vazhdim)
(d) Rreziqet e tregut (vazhdim)
2) Rreziku i normës së interesit (vazhdim)
Ndjeshmëria e normës së interesit
Analiza e ndjeshmërisë paraqitur më poshtë është përgatitur bazuar në ekspozimin e normave të interesit në datën e raportimit
dhe ndryshimit të supozuar në fillim të vitit financiar dhe të mbajtur konstant gjatë gjithë periudhës. Më poshtë paraqitet efekti në
fitimin neto i ndryshimit të normave të interesit, kur ndryshimi është aplikuar në pozicionin e hapur sipas periudhave të ri-çmimit
të interesit të paraqitur në shënimin më sipër, duke supozuar që të gjithë variablat e tjerë mbahen konstant:
31 dhjetor 2022 31 dhjetor 2021
deri në 1 vit mbi 1 vit deri në 1 vit mbi 1 vit
Rritja e normës së interesit me 2% 61,145,712 52,833,193 54,155,741 48,597,433
Rritja e normës së interesit me 1.5% 45,859,284 39,624,895 40,616,806 36,448,075
Rritja e normës së interesit me 1% 30,572,856 26,416,596 27,077,870 24,298,716
Zvogëlimi i normës së interesit me 1% (30,572,856) (26,416,596) (27,077,870) (24,298,716)
Zvogëlimi i normës së interesit me 1.5% (45,859,284) (39,624,895) (40,616,806) (36,448,075)
Zvogëlimi i normës së interesit me 2% (61,145,712) (52,833,193) (54,155,741) (48,597,433)
(e) Rreziku operacional
Rreziku operacional është rreziku i humbjes së drejtpërdrejtë apo të tërthortë që vjen si rezultat i një sërë shkaqesh të lidhura me
proceset, personelin, teknologjinë dhe infrastrukturën e Bankës, dhe nga faktorë të jashtëm përveç rreziqeve të kredisë, tregut
dhe likuiditetit si p.sh ato që lindin nga kërkesat ligjore dhe rregullatore si edhe nga standardet përgjithësisht të pranuara të
sjelljes se korporatave. Rreziqet operacionale lindin si pasojë e të gjithë operacioneve të Bankës.
Objektivi i Bankës është të menaxhojë rrezikun operacional në mënyrë që të balancojë shmangien e humbjeve financiare dhe
dëmtimin e reputacionit të Bankës me efektivitetin e përgjithshëm të kostove, si edhe të shmangë procedurat e kontrollit të cilat
kufizojnë iniciativën dhe kreativitetin.
Implementimi i kontrolleve për të adresuar rrezikun operacional mbështetet nga zhvillimi i standardeve të administrimit te rrezikut
të operacioneve si më poshtë:
• kërkesa për ndarjen e duhur të detyrave, duke përfshirë dhe autorizimin e pavarur të veprimeve
• kërkesa për rakordimin dhe monitorimin e Veprimeve
• pajtimi me kërkesat dhe rregullat ligjore
• dokumentimi i kontrolleve dhe i procedurave
• kërkesa për vlerësimin periodik të rreziqeve operacionale të identifikuar dhe përshtatshmërinë e kontrolleve dhe procedurave
për të adresuar rreziqet e identifikuara
• kërkesa për raportimin e humbjeve operative dhe veprime rregullues të propozuar
• zhvillimi i planeve të kontigjencave
• zhvillimi trajnues dhe profesional
• standardet etike dhe të biznesit
• zvogëlimi i riskut, duke përfshirë sigurim në rastet kur është efektiv.
Përputhshmëria me standardet e brendshme është mbeshtetur nga një program rishikimesh periodike të ndërmarra nga Auditimi
i Brendshëm. Rezultat e Auditimit të Brendshëm janë diskutuar me administrimin e njësisë se biznesit me të cilën ato lidhen, me
përmbledhje të dërguara Komitetit të Auditimit dhe Drejtimit të Bankës.