Page 129 - Raport Vjetor 2022
P. 129

67    Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022




          Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
          Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
          më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






         5. Administrimi i rrezikut financiar (vazhdim)
         (f) Administrimi i kapitalit

         Politika e Bankës është të mbajë një bazë kapitali të fortë për të mbajtur besimin e investitorëve, kreditorëve dhe tregut dhe për
         të mbështetur zhvillimet e ardhme të biznesit. Njihet ndikimi i nivelit të kthimit prej kapitalit aksionar, dhe Banka njeh gjithashtu
         nevojën për të mbajtur ekuilibrat ndërmjet kthimeve të larta që mund të jenë të mundura me nivel më të lartë huaje dhe avantazheve
         dhe sigurisë që ofron një pozicion i fortë i kapitalit. Nuk ka pasur ndryshime materiale në administrimin e kapitalit të Bankës gjatë
         periudhës.
         Kapitali rregullator
         Banka e monitoron përshtatshmërinë e kapitalit, përveç masave të tjera, nëpërmjet përdorimit të rregulloreve dhe raporteve të
         vendosura nga Rregullatori Shqiptar, Banka e Shqipërisë (“BSH”) e cila përcakton kapitalin rregullator të kërkuar për të mbështetur
         biznesin. Rregulloret e reja “Mbi mjaftueshmërinë e kapitalit” dhe “Për kapitalin rregullator” të hyra në fuqi në vitin 2015 janë
         mbështetur në ligjin Nr. 8269, datë 23.12.1997 “Mbi Bankën e Shqipërisë” dhe Ligjin Nr. 9662, datë 18.12.2006 “Mbi Bankat në
         Republikën e Shqipërisë”.
         Mjaftueshmëria e kapitalit
         Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është raporti i kapitalit rregullator me ekspozimet e ponderuara me rrezikun, llogaritur si totali
         i vlerave të ekspozimeve të ponderuara me rrezikun, si ato në bilanc edhe ato jashtë bilancit, për rrezikun e kredisë dhe rrezikun e
         kredisë së kundërpartisë, si dhe kërkesat për kapital për rrezikun e tregut dhe rrezikun operacional.
         Minimumi i përqindjes së kapitalit rregullator ndaj ekpozimeve të ponderuara me rrezik që kërkohet nga Banka e Shqipërisë është
         12%. Minimumi i treguesit për kapitalin e nivelit të parë është 6% dhe minimumi i treguesit për kapitalin bazë të nivelit të parë është
         4.5%.
                – Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit 17.17% (dhjetor 2021: 15.98%);
                – Raporti i kapitalit të nivelit të parë 15.83% (dhjetor 2021: 15.25%);
                – Raporti i kapitalit bazë të nivelit të parë 15.83% (dhjetor 2021: 15.25%).
         Prej dates 1 janar 2019 Banka ka filluar raportimin në baza individuale edhe për qëllime rregullatore. Mbështetur në rregulloren e
         Bankës së Shqipërisë nr. 4/2017 “Mbi mbikqyrjen e konsoliduar” Banka duhet të monitorojë normën e mjafueshmërisë së kapitalit
         në baza individuale. Të njëjtët tregues rregullatorë minimalë zbatohen si më lart.
         Në dhjetor 2022, BKT ka raportuar përqindjet individuale të mëposhtme:

                – Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit 19.53% (dhjetor 2021: 18.80%);
                – Raporti i kapitalit të nivelit të parë 18.79% (dhjetor 2021: 17.82%);
                – Raporti i kapitalit bazë të nivelit të parë 18.79% (dhjetor 2021: 17.82%).
         Aktivet e ponderuara me rrezikun
         Për llogaritjen e ekspozimeve të rrezikut kreditor, zërat brënda dhe jashtë bilancit klasifikohen në 15 klasa ekspozimi. Në terma të
         përgjithshme, llojit i klientit/emetuesit, destinacioni i kredisë dhe kolaterali janë përcaktuesit kryesorë të klasës së ekspozimit. Për
         çdo klasë ekspozimi, ka kërkesa specifike për të vlerësuar përqindjen e duhur të rrezikut dhe ekspozimin përkatës të ponderuar me
         rrezikun. Për rrezikun e kredisë dhe rrezikun e kundërpartisë është aplikuar Metoda e Standardizuar. Kërkesat e kapitalit për rrezikun
         e tregut llogariten në rast se Banka ka një portofol të mbajtur për tregtim që përmbush kërkesat e përcaktuara nga rregullorja dhe/
         ose një pozicion total neto të hapur të monedhës që është më i madh se kufiri minimal i përcaktuar. Kërkesa e kapitalit për rrezikun
         operacional është llogaritur në bazë të Metodës së Treguesit Bazë.
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134