Page 139 - Raport Vjetor 2022
P. 139
77 Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
14. Aktive të qëndrueshme të patrupëzuara
Aktivet e qëndrueshme të patrupëzuara më 31 dhjetor 2022 dhe 2021 përbëhen si më poshtë:
Programe
kompjuterike
Vlera bruto
Më 1 janar 2021 18,049,222
Shtesat 2,316,898
Diferencë këmbimi (965,652)
Më 31 dhjetor 2021 19,400,468
Shtesat 6,349,767
Diferencë këmbimi (92,426)
Më 31 dhjetor 2022 25,657,809
Amortizimi i akumuluar
Më 1 janar 2021 (13,889,771)
Shpenzimi për vitin (2,204,507)
Diferencë këmbimi 827,378
Më 31 dhjetor 2021 (15,266,900)
Shpenzimi për vitin (2,924,332)
Diferencë këmbimi (31,640)
Më 31 dhjetor 2022 (18,222,872)
Vlera e mbetur 4,159,451
Më 1 janar 2021 4,133,568
Më 31 dhjetor 2021 7,434,937
Më 31 dhjetor 2022
Programet kompjuterike përfaqësohen kryesisht nga sistemet operative dhe kontabël të azhornuara të Bankës, si dhe nga
licenca dhe programet kompjuterike për sigurimin e shërbimeve të internetit dhe shërbimeve të bankingut elektronik.
15. Aktive të të drejtës së përdorimit & Detyrime të qirasë
Grupi ka aplikuar SNRF 16 duke përdorur qasjen e modifikuar retrospektive. Në datën e fillimit të qirasë, Grupi njeh një aktiv
të të drejtës së përdorimit dhe një detyrim të qirasë në bilanc. Aktivet e të drejtës së përdorimit maten me koston, e cila është
e përbërë nga matja fillestare e detyrimit të qirasë, çdo kosto fillestare direkte e bërë nga Grupi, një vlerësim i çdo kostoje për
çmontimin dhe heqjen e aktivit në fund të qirasë, dhe çdo pagesë e qirasë e bërë përpara datës së fillimit të qirasë (neto nga çdo
incentivë e marrë).
Grupi amortizon aktivet e të drejtës së përdorimit në baza lineare nga data e fillimit të qirasë deri në datën më të hershme midis
përfundimit të jetës së dobishme të aktivit të të drejtës të përdorimit dhe përfundimit të afatit të qirasë. Në datën e fillimit, Grupi
mat detyrimin e qirasë në vlerën aktuale të pagesave të qirasë të papaguara në atë datë, duke u zbritur duke përdorur normën
e interesit të nënkuptuar në qira nëse kjo normë është e disponueshme lehtësisht ose normën e huamarrjes shtesë të Grupit.
Norma e përdorur për llogaritjen e aktivit të të drejtës së përdorimit dhe detyrimit të qirasë ka marrë parasysh afatin, monedhën,
rrezikun e lidhur me bankën, sigurinë, rrezikun e lidhur me aktivin dhe mjedisin ekonomik.
Banka Kombëtare Tregtare përdor shumën 10,000 euro si prag dhe analizon njëkohësisht natyrën e aktivit për të vlerësuar nëse
një aktiv i dhënë me qira kualifikohet për përjashtimin e pasurisë me vlerë të ulëtLlojet e aktiveve që kualifikohen për përjashtimin
e pasurisë me vlerë të ulët mund të ndryshojnë me kalimin e kohës nëse, për shkak të zhvillimeve të tregut, çmimi i një lloji të
veçantë të aktivit ndryshon. Grupi ka zgjedhur trajtojë qiratë afatshkurtra dhe qiratë e aktiveve me vlerë të ulët duke përdorur
lehtësirat praktike. Në vend që të njohin një aktiv të të drejtës të përdorimit dhe një detyrim të qirasë, pagesat e lidhura me to
njihen si shpenzime në fitim ose humbje mbi një bazë lineare gjatë afatit të qirasë.