Page 143 - Raport Vjetor 2022
P. 143
81 Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
18. Detyrime ndaj bankave dhe institucioneve financiare
Detyrimet ndaj bankave më 31 dhjetor 2022 dhe 2021 përbëhen nga sa më poshtë:
31 dhjetor 2022 31 dhjetor 2021
Bono thesari të shitura me marrëveshje Repo me Bankën Qendrore 187,547,023 245,730,783
Letra me vlerë të shitura për marrëveshjet Repo 30,709,490 28,147,025
Depozita nga bankat 70,109,308 82,154,337
Llogari rrjedhëse të bankave jo rezidente 7,815,106 1,680,887
Llogari rrjedhëse të bankave rezidente 96,922 102,866
Hua nga institucionet financiare 9,506,485 15,129,361
305,784,334 372,945,259
Bonot e thesarit dhe bondet e Qeverisë së Shqipërisë me një vlerë prej 343,225,900 USD (2021: 320,678,295 USD), jane përdorur
si garanci për marrëveshjet Repo me Bankën Qendrore dhe huamarrjet nga bankat.
Depozitat nga bankat në 31 dhjetor 2022, përfaqësojnë huamarrjet afat-shkurtra të marra nga bankat rezidente dhe jorezidente.
Huamarrja nga institucionet financiare përfaqëson huamarrjen prej 8,888,889 Euro më 31 dhjetor 2022 (2021: 13,333,333 Euro),
marrë nga Fondi Evropian për Evropën Juglindore (EFSE) dhe Green for Growth Fund Southeast (GGF) për BKT Kosova, me
normë interesi 4.73% - 4.83%.
19. Detyrime ndaj palëve të treta
Banka luan rolin e agjentit për autoritetet fiskale, duke arkëtuar taksat ose duke kryer paradhënie për buxhetin. Në këmbim Banka
mban një komision prej taksapaguesve për shërbimin e ofruar. Balanca në 31 dhjetor 2022 prej 4,294,958 USD (2021: 1,943,486
USD) përfaqëson balancën neto të pagesave dhe arkëtimeve bërë nga Banka për dhe nga palët e treta, në emër te autoriteteve
fiskale.