Page 141 - Raport Vjetor 2022
P. 141
79 Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
16. Aktive të tjera (vazhdim)
Aktivet nuk plotësojnë përkufizimin e aktiveve afatgjatë që mbahen për shitje dhe klasifikohen si inventarë në përputhje me SNK
2 “Inventarët”. Aktivet fillimisht njihen me vlerën e drejtë kur ato janë blerë. Këto aktive maten me më të ulëtën mes vlerës së
tyre kontabël dhe vlerës se drejtë minus koston e shitjes. Banka ka krijuar fondin e provigjonit në shumën 13,230,300 USD për
shumën bruto prej 48,608,695USD.
Një numër pronash i janë dhënë me qira të tretëve. Rinovimet e mëvonshme janë negociuar me qiramarrësit mbi baza vjetore. Të
ardhurat nga qiraja prej tyre në vlerën 119,071 USD (31 dhjetor 2021: 72,157 USD) janë njohur si të ardhura të tjera.
Llogaritë pezull përfaqësojnë pagesa të kryera nga klientët në banka të tjera të cilat janë në procesin e mbledhjes.
Debitorë të tjerë neto përbëhen si më poshtë:
31 dhjetor 2022 31 dhjetor 2021
Debitorë të tjerë 1,936,897 8,779,795
Provigjone për debitorë të tjerë (1,288,484) (1,695,887)
Debitorë të tjerë, neto 648,413 7,083,908
Provigjone për debitorë të tjerë përfaqëson kryesisht provigjonin specifik prej 100 % për borxhin për t’u arkëtuar prej 9,840,829
TRL (ekuivalente e 525,825 USD).
Borxhi për t’u arkëtuar përfaqëson shumën e paarkëtuar të çeqeve të lëshuara nga pale jorezidente.
Lëvizjet në fondin e provigjonit për debitorë të tjerë paraqiten më poshtë:
31 dhjetor 2022 31 dhjetor 2021
Më 1 janar (1,695,887) (2,521,450)
Shtesa zhvlerësimi për LG&LK 139,845 225,106
Diferenca nga kursi i këmbimit 267,558 600,457
Në fund të vitit (1,288,484) (1,695,887)
17. Detyrime ndaj klientëve
Detyrimet ndaj klientëve më 31 dhjetor 2022 dhe 2021 paraqiten më poshtë:
31 dhjetor 2022 31 dhjetor 2021
Llogari rrjedhëse:
Individë 977,015,780 881,406,452
Shoqëri private 675,064,759 574,137,576
Ndërmarrje shtetërore 54,222,654 64,205,043
1,706,303,193 1,519,749,071
Depozita:
Individë 2,515,825,956 2,386,244,403
Shoqëri private 189,256,298 155,033,183
Ndërmarrje shtetërore 109,864,935 46,522,517
2,814,947,189 2,587,800,103
Të tjera:
Individë 23,570,073 28,954,807
Shoqëri private 46,377,893 45,412,332
Ndërmarrje shtetërore 237,518 259,810
70,185,484 74,626,949
4,591,435,866 4,182,176,123