Page 145 - Raport Vjetor 2022
P. 145
83 Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
22. Borxhi i varur
Borxhi i varur prej 50,319,179 USD (2021: 28,405,688 USD) përfaqëson kundravlerën e kredisë 10-vjeçare në shumën 25 milionë
Euro, me një normë interesi prej 7.63% dhe e pagueshme në datën e maturimit. Borxhi i varur është marrë nga Green for Growth
Fund Southeast Europe, në kuadër të marrëveshjes së re për borxhin e varur “Subordinated Term Loan Facility Agreement”,
nënshkruar më 22 dhjetor 2015 me synim ofrimin e kredive të lidhura me investime në fushën e Efiçencës Energjitike dhe
Energjisë së Rinovueshme. Në vijim të miratimeve të marra nga Banka e Shqipërisë, borxhi i varur është klasifikuar si kapital
shtesë dhe është përfshirë në kapitalin rregullator të Bankës. Për më tepër, gjatë vitit 2022, BKT Kosova mori të njëjtin instrument
borxhi 10 vjeçar nga GGF (Green for Growth Fund Southeast) dhe EFSE (Fondi Evropian për Evropën Juglindore) në shumën
totale 22 milionë EUR, me një normë interesi 6.38%.
23. Kapitali aksionar i paguar dhe rezervat
Kapitali i aksionar i paguar
Më 31 dhjetor 2022 kapitali aksionar është i përbërë nga 24,291,498 aksione të zakonshme (2021: 24,291,498). Aksionet kanë një
vlerë nominale prej 12.35 USD. Të gjitha aksionet janë të paguara plotësisht. Aksionarët kanë të drejtën e përfitimit të dividendit
kur ai deklarohet. Të gjitha aksionet e Bankës renditen si të njëjta në lidhje me aktivet e mbetura të Bankës.
Rezerva
Rezerva e konvertimit
Rezerva e konvertimit përfshin të gjitha diferencat e kursit të këmbimit që lidhen me konvertimin e pasqyrave financiare të
operacioneve të huaja si dhe nga konvertimi i pasqyrave financiare të konsoliduara nga monedha funksionale në monedhën e
prezantimit.
Rezerva e vlerës së drejtë dhe zhvlerësimi i letrave me vlerë FVOCI
c) Rezerva e vlerës së drejtë
Rezerva e vlerës së drejtë përfshin ndryshimin neto kumulativ në vlerën e drejtë të investimeve të mbajtura për shitje (letrat
me vlerë të investimit të matura me FVOCI), duke përjashtuar humbjet nga rënia në vlerë, derisa investimi çregjistrohet ose
zhvlerësohet.
d) Zhvlerësimi i letrave me vlerë FVOCI
Duke ndjekur kërkesat e standardit “SNRF 9-Instrumentet Financiarë”, zhvlerësimi i FVOCI përfaqëson provizionin e zhvlerësimit
për letrat me vlerë të borxhit të matur në FVOCI të njohur në të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse.
Zhvlerësimi i FVOCI në shumën 33,023,800 USD (31 dhjetor 2021: 5,822,888 USD) përbëhet nga provizione për zhvlerësimin
e letrave me vlerë me 32,847,021 USD (31 dhjetor 2021: 5,756,552 USD) dhe bono thesari me 176,779 USD (31 dhjetor 2021:
66,336 USD).
Fitimi i pashpërndarë
Fitimi i pashpërndarë më 31 dhjetor 2022 përfshin fitimin e akumuluar të pashpërndarë. Sikurse përshkruhet në Shënimin 1,
Banka krijoi rezervën ligjore në vlerën 859,352 mijë Lek (ekuivalente e 7,523,659USD) dhe vendosi shpërndarjen e dividendit në
shumën 5,618,000 mijë Lek (ekuivalente e 50,000,000 USD), duke përdorur pjesë të fitimit të pashpërndarë të vitit 2022 dhe pjesë
të fitimit të saj neto të vitit të mbyllur më 2021. Pjesa e mbetur e fitimit neto te vitit 2021 u mbajt si fitim i pashpërndarë.
Fitimet e pashpërndara përfshijnë vlerën 9,887,370 USD që përfaqëson tepricën e rivlerësimit, neto nga taksat, e krijuar për
pronën e ish Zyrës Qendrore e cila u shit brenda vitit 2022 me shumën e rivlerësuar, në përputhje me kërkesat e SNK 16 “Aktivet
afatgjata materiale”.