Page 128 - BKT Annual Report 2023
P. 128
59 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
7. ARKA DHE LLOGARI ME BANKËN QENDRORE
Gjendjet e arkës dhe llogaritë me Bankën Qendrore më 31 dhjetor 2023 dhe 2022 paraqiten si më poshtë:
31 dhjetor 2023 31 dhjetor 2022
Arka 99,242,154 71,850,887
Depozita me Bankën Qendrore të Kosovës 117,375,213 77,593,780
Banka e Shqipërisë
Llogaria rrjedhëse 74,471,905 59,202,562
Rezerva e detyrueshme 385,655,374 328,808,949
Interesi i përllogaritur 60,557 35,483
460,187,836 388,046,994
676,805,203 537,491,661
Në përputhje me kërkesën e Bankës së Shqipërisë në lidhje me rezervën e detyrueshme, Banka duhet të mbajë një minimum të kërkuar
bazuar në Rregulloren nr. 29 “Mbi minimumin e Rezervës së Detyruar mbajtur në Bankën e Shqipërisë nga bankat” si llogari rezervë e
detyrueshme, e cila gjatë muajit mund të përdoret deri në 70% të nivelit të saj, me kushtin që të ruhet mesatarja mujore.
Depozitat me Bankën Qendrore në Kosovë përfshijnë rezervën e detyrueshme në masën 10% të depozitave të klientëve në Kosovë.
Paraja dhe ekuivalentet e saj në 31 dhjetor 2023 dhe 2022 paraqiten më poshtë:
31 dhjetor 2023 31 dhjetor 2022
Arka dhe llogaritë me Bankën Qendrore 676,805,203 537,491,661
Rezerva e detyrueshme në Shqipëri (385,655,374) (328,808,949)
Rezerva e detyrueshme në Kosovë (68,900,709) (58,333,935)
Llogaritë rrjedhëse me bankat 125,812,475 234,356,201
Depozita pa afat me bankat 30,160,022 20,262,363
Depozitat me maturitet 3 muaj ose më pak 144,122,668 168,068,648
522,344,285 573,035,989
8. DEPOZITA DHE LLOGARI ME BANKAT
Depozita dhe llogari me bankat më 31 dhjetor 2023 dhe 31 dhjetor 2022 përbëhen nga sa vijon:
31 dhjetor 2023 31 dhjetor 2022
Depozitat 147,210,028 173,356,282
Garanci në para mbajtur nga institucionet financiare 39,030,633 45,818,291
Llogaritë rrjedhëse 125,812,475 234,356,201
Depozitat pa afat 30,160,059 20,262,407
Interesi i përllogaritur 263,200 137,917
Zhvlerësimi (14,075) (29,086)
342,462,320 473,902,012
Depozitat janë vendosur në bankat rezidente dhe jo-rezidente, pjesa dërrmuese e të cilave janë nga vëndet e Organizatës për Zhvillim
dhe Bashkëpunim Ekonomik (“OECD”) dhe kanë maturime kontraktuale deri në 1 vit. Llogaritë rrjedhëse paraqesin gjendjet me bankat
korrespondente në vendet e OECD-së.
Garancia në para përfaqëson kryesisht kolateralin e mbajtur nga institucionet financiare në lidhje me disa letër kredish të lëshuara për
klientët e Bankës, si dhe depozita në para për garantimin e rreziqeve, të cilat mund të shfaqen nga aktiviteti i Bankës lidhur me kartat
e kreditit.