Page 125 - BKT Annual Report 2023
P. 125
RAPORTI VJETOR 2023 56
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
• pajtimi me kërkesat dhe rregullat ligjore
• dokumentimi i kontrolleve dhe i procedurave
• kërkesa për vlerësimin periodik të rreziqeve operacionale të identifikuar dhe përshtatshmërinë e kontrolleve dhe procedurave për
të adresuar rreziqet e identifikuara
• kërkesa për raportimin e humbjeve operative dhe veprime rregullues të propozuar
• zhvillimi i planeve të kontigjencave
• zhvillimi trajnues dhe profesional
• standardet etike dhe të biznesit
• zvogëlimi i riskut, duke përfshirë sigurim në rastet kur është efektiv.
Përputhshmëria me standardet e brendshme është mbeshtetur nga një program rishikimesh periodike të ndërmarra nga Auditimi
i Brendshëm. Rezultat e Auditimit të Brendshëm janë diskutuar me administrimin e njësisë se biznesit me të cilën ato lidhen, me
përmbledhje të dërguara Komitetit të Auditimit dhe Drejtimit të Bankës.
(f) Administrimi i kapitalit
Politika e Bankës është të mbajë një bazë kapitali të fortë për të mbajtur besimin e investitorëve, kreditorëve dhe tregut dhe për të
mbështetur zhvillimet e ardhme të biznesit. Njihet ndikimi i nivelit të kthimit prej kapitalit aksionar, dhe Banka njeh gjithashtu nevojën për
të mbajtur ekuilibrat ndërmjet kthimeve të larta që mund të jenë të mundura me nivel më të lartë huaje dhe avantazheve dhe sigurisë
që ofron një pozicion i fortë i kapitalit. Nuk ka pasur ndryshime materiale në administrimin e kapitalit të Bankës gjatë periudhës.
Kapitali rregullator
Banka e monitoron përshtatshmërinë e kapitalit, përveç masave të tjera, nëpërmjet përdorimit të rregulloreve dhe raporteve të vendosura
nga Rregullatori Shqiptar, Banka e Shqipërisë (“BSH”) e cila përcakton kapitalin rregullator të kërkuar për të mbështetur biznesin.
Rregulloret e reja “Mbi mjaftueshmërinë e kapitalit” dhe “Për kapitalin rregullator” të hyra në fuqi në vitin 2015 janë mbështetur në ligjin
Nr. 8269, datë 23.12.1997 “Mbi Bankën e Shqipërisë” dhe Ligjin Nr. 9662, datë 18.12.2006 “Mbi Bankat në Republikën e Shqipërisë”.
Mjaftueshmëria e kapitalit
Raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit është raporti i kapitalit rregullator me ekspozimet e ponderuara me rrezikun, llogaritur si totali i
vlerave të ekspozimeve të ponderuara me rrezikun, si ato në bilanc edhe ato jashtë bilancit, për rrezikun e kredisë dhe rrezikun e kredisë
së kundërpartisë, si dhe kërkesat për kapital për rrezikun e tregut dhe rrezikun operacional.
Minimumi i përqindjes së kapitalit rregullator ndaj ekpozimeve të ponderuara me rrezik që kërkohet nga Banka e Shqipërisë është 12%.
Minimumi i treguesit për kapitalin e nivelit të parë është 6% dhe minimumi i treguesit për kapitalin bazë të nivelit të parë është 4.5%.
Në dhjetor 2023, BKT ka raportuar përqindjet e mëposhtme:
- Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit 17.60% (dhjetor 2022: 17.22%);
- Raporti i kapitalit të nivelit të parë 16.52% (dhjetor 2022: 15.87%);
- Raporti i kapitalit bazë të nivelit të parë 16.52% (dhjetor 2022: 15.87%).
Mbështetur në rregulloren e Bankës së Shqipërisë nr. 4/2017 “Mbi mbikqyrjen e konsoliduar” Banka duhet të monitorojë normën e
mjafueshmërisë së kapitalit në baza individuale. Të njëjtët tregues rregullatorë minimalë zbatohen si më lart.
Në dhjetor 2023, BKT ka raportuar përqindjet individuale të mëposhtme:
- Raporti i Mjaftueshmërisë së Kapitalit 20.06% (dhjetor 2022: 19.60%);
- Raporti i kapitalit të nivelit të parë 19.58% (dhjetor 2022: 18.86%);
- Raporti i kapitalit bazë të nivelit të parë 19.58% (dhjetor 2022: 18.86%).
Aktivet e ponderuara me rrezikun
Për llogaritjen e ekspozimeve të rrezikut kreditor, zërat brënda dhe jashtë bilancit klasifikohen në 15 klasa ekspozimi. Në terma të
përgjithshme, llojit i klientit/emetuesit, destinacioni i kredisë dhe kolaterali janë përcaktuesit kryesorë të klasës së ekspozimit. Për
çdo klasë ekspozimi, ka kërkesa specifike për të vlerësuar përqindjen e duhur të rrezikut dhe ekspozimin përkatës të ponderuar me
rrezikun. Për rrezikun e kredisë dhe rrezikun e kundërpartisë është aplikuar Metoda e Standardizuar. Kërkesat e kapitalit për rrezikun
e tregut llogariten në rast se Banka ka një portofol të mbajtur për tregtim që përmbush kërkesat e përcaktuara nga rregullorja dhe/
ose një pozicion total neto të hapur të monedhës që është më i madh se kufiri minimal i përcaktuar. Kërkesa e kapitalit për rrezikun
operacional është llogaritur në bazë të Metodës së Treguesit Bazë.