Page 29 - Raport Vjetor 2022
        P. 29
     SIGURIMET                                                                  2022
         Gjatë vitit 2022, BKT ka vijuar të zhvillojë aktivitetin e ndërmjetësimit në sigurime për klientët
         e Bankës. Minimizimi i riskut të jashtëm dhe të brendshëm nëpërmjet mbulimit me sigurim ka
         treguar një rëndësi të madhe sidomos pas tërmetit të vitit 2019 dhe situatës së pandemisë
         Covid-19. Ngjarjet e sigurimit janë ndjekur nga Njësia e Sigurimeve të Bankës duke dhënë
         mbështetje financiare për klientët e prekur dhe familjet e tyre e duke minimizuar rreziqet që
         impaktojne Bankën.
         Projekti Smart Insurance, një shërbim i ri i ofruar nga BKT, i ka krijuar mundësinë çdo klienti,
         përdorues të aplikacionit celular BKT Smart, të paguajë dhe të përfitojë policën e sigurimit në
         kohë reale. Gjithashtu është iniciuar një projekt i ri me kompanitë e sigurimit të licensuara në
         menaxhimin e fondeve në kuadër të pensioneve private. Çdo klient i BKT do të ketë mundësinë
         të aplikojë për një pension privat vullnetar nga kanalet dixhitale të BKT. Kjo është gjithashtu një
         risi për tregun financiar Shqiptar.
     	
