Page 32 - Raport Vjetor 2022
P. 32
BANKINGU DIXHITAL
Viti 2022 ishte një vit sfidues përtej pritshmërive
për Shqipërinë, për sa i përket transformimit
dixhital. Produkti kryesor dixhital i BKT, aplikacioni
BKT Smart, u rinovua totalisht duke u kthyer në
aplikacionin financiar më popullor në Shqipëri me
vlerësimet më të larta. Aplikacioni i rinovuar përmban
funksionalitete të reja si: Pagesa me kod QR (në
mjedis statik, pagesa P2P në aplikacion apo P2C
në terminale POS) por edhe funksionalitete unike
për tregun, si platforma për sigurimet ku klienti ka
mundësinë të përzgjedhë produkte sigurimi nga 4
kompani të ndryshme, platforma e pensionit privat
ku klienti ka mundësinë të përzgjedhë midis 2
kompanive, platforma e investimit që i mundëson
klientit të investojë globalisht në aksione, indekse,
ETF (Fonde të tregtuara në Bursë) etj. Aplikacioni
BKT Smart ofron gjithashtu mundësinë e menaxhimit
të financave personale nëpërmjet funksionalitetit të
buxhetimit, ku klienti mund të planifikojë shpenzimet
e veta. Gjithashtu aplikacioni ofron edhe mundësinë
e kërkimit të parave nga familjarë dhe të njohur
por edhe ndarjen në këste të faturave. Për të
përmbushur pritshmëritë e të gjithë klientëve tanë,
qofshin ata përdorues klasikë apo të gjeneratës së
re, ne kemi përdorur metodologjinë më të fundit
të dizajnit UX, duke aplikuar stile të projektimit të
aplikacioneve ‘’fintech’’të harmonizuara me stilet e
aplikacioneve bankare të pranuara gjerësisht. Duke
patur si objektiv kryesor një dizajn që akomodon të
gjithë segmentet e klientëve, u organizuan grupe
fokusi me klientë me karakteristika të ndryshme
(mosha, gjinia, punësimi, etj.)
Banka ka punuar jo vetëm me dizajnin dhe
funksionalitetet por edhe me sigurinë e aplikacionit
e cila ka arritur në nivelet më të larta për të mitiguar
shqetësimet e klientëve të lidhura me incidentet
e sigurisë kibernetike të ndodhura në vend gjatë
pjesës së dytë të vitit të kaluar.
Një vëmendje të veçantë ka patur edhe pjesa e
edukimit të klientëve tanë për përdorimin e BKT
Smart dhe për këtë arsye u krijua edhe një librari
me video udhëzuese që synon jo vetëm edukimin
për përdorimin e aplikacionit, por shërben edhe si numrin e tyre në kanalet dixhitale. Kështu faturat
një mjet shumë i mirë për edukimin financiar në B2B patën një rritje të konsiderueshme menjëherë
përgjithësi.
pas ligjit të ri të fiskalimit, ku nëpërmjet skanimit të
Transferimi në kanalet dixhitale është arritur duke kodit QR, klientët mund të kryejnë pagesa të shpejta,
ulur numrin e transaksioneve në degë dhe duke rritur automatike, pa qenë e nevojshme hedhja manuale