Page 118 - BKT Annual Report 2023
P. 118
49 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
Kolateralet e mbajtur si garanci për aktivet financiare përveç kredive dhe paradhënieve varet nga natyra e instrumentit. Letrat me vlerë
të borxhit, thesarit dhe faturave të tjera të pranueshme përgjithësisht janë të pasigurta, me përjashtim të letrave me vlerë të mbështetura
nga aktivi dhe instrumente të ngjashme, të cilat sigurohen nga portofolet e instrumenteve financiare.
Politikat e Grupit lidhur me marrjen e kolateralit nuk kanë ndryshuar dukshëm gjatë periudhës raportuese dhe nuk ka pasur ndryshime
të rëndësishme në cilësinë e përgjithshme të kolateralit të mbajtur nga Grupi që nga periudha e mëparshme.
Më poshtë është një analizë e kolateralit dhe rritjes së kredisë të përmirësuar gjatë viteve:
Hua për klientët
31 dhjetor 2023
Individë Korporata Totali i kredive
Ndërtesa rezidenciale, tregtare ose industriale
Property 1,309,399,510 1,655,454,035 2,964,853,545
Aktive financiare 66,945,882 1,091,081,252 1,158,027,134
Të tjera 269,953,371 261,259,369 531,212,740
Totali 1,646,298,763 3,007,794,656 4,654,093,419
Hua për klientët
31 dhjetor 2022
Individë Korporata Totali i kredive
Ndërtesa rezidenciale, tregtare ose industriale
Property 1,075,167,285 1,443,429,538 2,518,596,823
Aktive financiare 52,563,863 924,229,550 976,793,413
Të tjera 160,759,194 205,113,437 365,872,631
Totali 1,288,490,342 2,572,772,525 3,861,262,867
Hua dhe letra me vlerë të zhvlerësuara
Hua dhe letrat me vlerë të zhvlerësuara janë hua dhe letra me vlerë për të cilat Banka përcakton se është e mundshme që ajo nuk do të
jetë në gjendje të mbledhë të gjithë principalin dhe interesin që duhet të paguhet sipas kushteve kontraktuale të marrëveshjes / huave
/ letrave me vlerë. Komiteti i Rrezikut i BKT-së është i angazhuar me klasifikimin e klientëve dhe rezultatin e tyre sipas kategorive të
përshtatshme. Ai vendos ndryshimet e klasifikimit dhe merr veprimet e nevojshme sipas procedurave të monitorimit. Komiteti i Rrezikut
vlerëson çdo kredi sipas këtyre faktorëve:
• Aftësia për të paguar
• Gjendja financiare
• Aftësia e menaxhimit
• Kolaterali dhe Garantuesit
• Struktura e huasë
• Industria dhe Ekonomia
Huatë në vonesë por jo të zhvlerësuara
Huatë në vonesë por jo të zhvlerësuara janë ato hua dhe letra me vlerë, ku pagesat e interesit ose pagesat e principalit janë të vonuara,
por Banka beson se zhvlerësimi nuk është i përshtatshëm në bazë të nivelit të sigurisë / kolateralit në dispozicion dhe / ose fazës së
mbledhjes së shumat që i detyrohen Bankës.
Fondi për humbje nga zhvlerësimi
Banka krijon një fond për humbjet nga zhvlerësimet që përfaqëson vlerësimin për humbjet e ndodhura të portofolit dhe aktiveve të tjera
financiare. Ai lidhet me komponentin e humbjes specifike për ekspozimet individualisht të konsiderueshme.
Politika e fshirjes së kredive
Banka, me vendimin e Bordit të Drejtorëve, shlyen një hua/ garanci (dhe çdo kompensim për humbjet nga zhvlerësimi), në përputhje me
rregulloren e Bankës së Shqipërisë “Për administrimin e rrezikut të kredisë”. Vendimi i shlyerjes merret pas shqyrtimit të informatave të
tilla si ndodhja e ndryshimeve të rëndësishme në pozicionin financiar të huamarrësit / emetuesit, në mënyrë që huamarrësi / emetuesi
nuk mund të paguajë detyrimin ose që të ardhurat nga kolaterali nuk do të jenë të mjaftueshme për të paguar të gjithë ekspozimin.