Page 119 - BKT Annual Report 2023
P. 119
RAPORTI VJETOR 2023 50
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
v. Përqendrimet e rrezikut të kredisë
Banka monitoron përqëndrimin e rrezikut të kredisë sipas sektorit dhe pozicionit gjeografik. Një analizë e përqëndrimit të rrezikut te
kredisë nga huatë dhe letrat me vlerë në 31 dhjetor 2023 dhe 2022 paraqitet më poshtë:
Huatë për klientët Huatë për bankat Investimet në letra me vlerë
Shënimi 31 dhjetor 31 dhjetor 31 dhjetor 31 dhjetor 31 dhjetor 31 dhjetor
2023 2022 2023 2022 2023 2022
Vlera kontabël 9,10,11 1,694,028,984 1,383,681,949 134,830,538 138,246,339 3,416,247,364 2,558,621,973
Përqëndrimi sipas sektorit
Korporata 882,738,293 753,572,033 3,396,419 - 360,933,122 342,014,464
Qeveri 794,872 1,355,346 4,692,563 16,465,437 2,480,597,956 2,030,613,264
Banka - - 126,741,556 129,428,887 574,716,286 539,163,650
Individë 810,495,819 628,754,570 - - - -
Totali 1,694,028,984 1,383,681,949 134,830,538 145,894,324 3,416,247,364 2,911,791,378
Huatë për klientët Huatë për bankat Investimet në letra me vlerë
Përqëndrimi sipas Shënimi
vendndodhjes 31 dhjetor 31 dhjetor 31 dhjetor 31 dhjetor 31 dhjetor 31 dhjetor
2023 2022 2023 2022 2023 2022
Shqipëria 978,277,354 767,785,462 - - 1,661,623,750 1,527,106,476
Kosova 670,879,294 558,697,265 - - 39,803,280 44,769,360
Evropa 11,584,104 21,525,333 89,655,048 92,977,620 1,119,504,537 813,078,001
Azia - - 3,613,272 19,755,072 219,772,164 218,982,412
Lindja e Mesme dhe - - 41,562,218 33,161,632 124,531,273 113,629,254
Afrika
Amerika 33,288,232 35,673,889 221,243,815 165,011,032
Australia - - - - 29,768,545 29,214,843
Totali 9,10,11 1,694,028,984 1,383,681,949 134,830,538 145,894,324 3,416,247,364 2,911,791,378
(c) Rreziku i likuiditetit
Rreziku i likuiditetit është rreziku që Banka të ndeshë vështirësi në përmbushjen e angazhimeve të saj të lidhura me detyrimet financiare
që shlyhen përmes mjeteve monetare apo një aktivi tjetër financiar.
Qëllimi i Menaxhimit të Rrezikut të Likuiditetit (MRL) është që të sigurojë, për aq sa është e mundur, se Banka do të ketë vazhdimisht
likuiditet të mjaftueshëm për të shlyer të gjitha detyrimet për pagesë në afatin e tyre, si në kushte normale ashtu dhe në situata tensioni,
pa krijuar humbje të papranueshme, apo duke rrezikuar dëm në reputacion të Bankës. Politika MRL e Bankës përfshin mënyrën se si
Banka e identifikon, mat, monitoron dhe e kontrollon këtë rrezik.
Organizimi i MRL: Organizimi i MRL në Bankë përfshin dy organizma të ndryshëm në monitorimin dhe menaxhimin e likuiditetit. Përfshirja
e organizmave të ndryshëm ndihmon në një shpërndarje më të qartë të përgjegjësive për monitorimin/raportimin dhe menaxhimin e
rrezikut të likuiditetit. Menaxhimi ditor i likuiditetit i përket Thesarit, por monitorimi ditor i rrezikut të likuiditetit dhe përputhja me limitet i
përket Grupit të Menaxhimit të Riskut. Qëllimi kryesor i Grupit të Menaxhimit të Riskut, i cili ushtron kontrollin ditor të raporteve MRL,
është që ti japë sinjale të hershme menaxhimit të lartë të Bankës për paralajmërimin e rrezikut të likuiditetit.
Raportet MRL: Politika MRL e Bankës përfshin grupe raportesh ditore dhe mujore për t’u parë dhe kontrolluar nga Departamenti i
Rrezikut të Tregut. Raportet ditore përfshijnë tabelën e Daljeve Maksimale Kumulative dhe tabelën e Ndarjes Kumulative të Aktiveve
dhe Pasiveve, të cilat kontrollojnë përkatësisht hyrjet/daljet ditore dhe mujore të likuiditetit deri në maturitetin 1 vit sipas skenarit “biznes
normal”. Raportet mujore përfshijnë tabelat e likuiditetit për testet e stresit, të cilat kontrollojnë hyrjet/daljet ditore dhe mujore të likuiditetit
sipas skenarëve të veçantë për kriza të Bankës dhe të tregut deri në maturitetin 3 muaj.
Përqasja MRL e Bankës më 31 dhjetor 2023 rezulton me hendek likuiditeti pozitiv për të gjithë grupet kohore deri në një vit. Kjo ka
ndodhur kryesisht për këto tre supozime:
• Duke përdorur metodën statistikore dhe të dhënat historike (derivuar që nga viti 2001) raporti i MRL-së aktuale përfshin analiza
bazuar në modelin e sjelljes së ri-investimit të depozitave;
• Investimet afat-shkurta të mbajtura për tregtim konsiderohen likuide prej financimit të siguruar nga Banka e Shqipërisë;
• Kërkesat e mbajtjes se rezervës me BSH konsiderohen si aktive jo-likuide.