Page 14 - BKT Annual Report 2023
P. 14

14            BANKA KOMBËTARE TREGTARE


                        MESAZHI I KRYETARIT TË BORDIT DREJTUES





                        Me kënaqësi konstatoj aftësinë e ekonomisë shqiptare për të përballuar goditjet e jashtme dhe të
                        brendshme. Tërmeti i vitit 2019, pandemia e 2020-2021 dhe pasojat e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës
                        në tregjet globale të ushqimeve e energjisë nxorën në pah elasticitetin e sipërmarrjeve, institucioneve
                        qeveritare e sistemit bankar për të ecur përpara, pavarësisht vështirësive. Prodhimi i Brendshëm Bruto
                        i vendit  në 2023 u rrit me 3.44%, me ritme më të larta sesa pritshmëritë fillestare të institucioneve
                        ndërkombëtare, pas nxitjes së jashtëzakonshme që mori nga turizmi. Shqipëria është futur vitet e fundit
                        në hartën globale si një destinacion i mirëfilltë turistik, duke pritur miliona turistë nga e gjithë bota.

                        Sistemi bankar si gjithnjë ka qenë në pararojë të zhvillimeve ekonomike, duke shënuar rritje në treguesit
                        e aktiveve, depozitave, kredidhënies, përmirësim të raporteve të përfitueshmërisë dhe ulje të kredive
                        me probleme. Fluksi i turistëve ka nxitur bizneset lokale dhe ka shtuar presionin për përdorimin e
                        shërbimeve bankare e financiare.

                        Jam krenar që BKT ka vijuar të ruajë edhe në vitin 2023 pozicionin kryesues në sistemin bankar në
                        madhësinë e aktiveve, depozitave, pagesave me karta, rrjetit të degëve dhe investimeve në letrat me
                        vlerë të qeverisë. Ecuria ka qenë mbresëlënëse në të gjithë treguesit, si për kreditë, depozitat, fitimet,
                        kthyeshmërinë nga aktivet dhe nga kapitali, duke përforcuar pozicionin e bankës si më e madhja në
                        vend.

                        BKT edhe në vitin 2023 i ka dhënë prioritet përmirësimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve me
                        klientët përmes shtimit të produkteve dhe shërbimeve, që u ofrohen atyre në linjë me zhvillimet më
                        të fundit teknologjike. Rritja profesionale e personelit i ka shërbyer më tej qëllimit të bankës  për
                        të ofruar produkte cilësore dhe të avancuara ndaj klientëve, njëkohësisht duke ruajtur treguesit e
                        përfitueshmërisë së Bankës.


                        2023-shi ishte një vit mjaft i rëndësishëm në udhëtimin transformues të bankës drejt dixhitalizimit.
                        Banka shënoi një rritje domethënëse prej 60% të bazës së konsumatorëve që përdorin shërbimet
                        dixhitale, si në segmentin e individëve, ashtu dhe atë të bizneseve. Kjo arritje është veçanërisht e
                        rëndësishme për Shqipërinë, që është ende një treg ku bankingu dixhital nuk ka gjetur përdorim të
                        gjerë. Euromoney e ka vlerësuar BKT-në si liderin dixhital në Shqipëri.

                        Performanca pozitive dhe në rritje të qëndrueshme vit pas viti e bankës është një tregues i
                        përgjegjshmërisë së lartë të të gjitha hallkave, duke filluar nga angazhimi në mënyrë aktive i aksionerëve,
                        e palëve të interesuara, që janë gjithnjë të disponueshme për të kuptuar shqetësimet, perspektivat dhe
                        pritshmëritë e bankës. Bordi Drejtues e kryen më së miri rolin e tij për vendimmarrjen dhe mbikëqyrjen e
                        bankës, në zbatim të praktikave më të mira të qeverisjes së korporatave dhe menaxhimit e promovimit
                        të burimeve njerëzore. Jo më pak të rëndësishëm janë punonjësit tanë, përkushtimi i të cilëve është
                        faktori kryesor që garanton suksesin afatgjatë të bankës.

                        Ndaj jemi optimistë që 2024-a do të jetë një tjetër vit akoma më i suksesshëm. Kemi besim se dedikimi
                        i anëtarëve të ekipit tonë, aksionerëve dhe klientëve do të na shoqëroje në rrugëtimin tonë.

                        Faleminderit për besimin që na keni dhënë!







                        Mehmet Usta
                        Kryetar i Bordit Drejtues
   9   10   11   12   13   14   15   16   17   18   19