Page 19 - BKT Annual Report 2023
P. 19
RAPORTI VJETOR 2023 19
EUROMONEY
BKT VLERËSOHET NGA EUROMONEY
MARKET LEADERS SI BANKË LIDER NË
TREG PËR ZGJIDHJET DIXHITALE
Euromoney Market Leaders një program akreditimi
i nisur në vitin 2022, ka renditur BKT, si Bankë Lider
në Treg për Zgjidhjet Dixhitale. Renditja bazohet në
burime të shumta të dhënash cilësore dhe sasiore,
të ofruara nga vetë bankat por edhe nga referencat
e klientëve, për të sjellë një pamje reale dhe objektive
të liderëve të industrisë. Një ekip i specializuar
analistësh duke përdorur një metodologji rigoroze,
ndërtojnë renditje sipas kategorive dhe shteteve,
duke krijuar kështu një indeks global të bankave lider
që shërben si një udhëzues për të identifikuar bankat
me rëndësi të veçantë.
VISA
ÇMIME TË AKORDUARA
NGA VISA INTERNATIONAL
Partneri VISA International i ka akorduar
BKT-së dy çmime për rezultate të
shkëlqyera të performancës me kartat
Visa si edhe si banka më e mirë për
pranimin e kartave Visa.