Page 18 - BKT Annual Report 2023
P. 18
18 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
ÇMIME DHE VLERËSIME
GLOBAL FINANCE
BANKA KOMBËTARE TREGTARE VLERËSOHET NGA GLOBAL
FINANCE SI ‘’BANKA MË E MIRË NË SHQIPËRI PËR VITIN 2023’’
Global Finance shpalli çmimet e saj për të 30-in vit radhazi për bankat më të mira në Evropën Qendrore
dhe Lindore për vitin 2023. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, Global Finance vlerësoi Bankën
Kombëtare Tregtare me çmimin “Banka më e mirë në Shqipëri për vitin 2023”.
Në njoftimin për shtyp revista Global Finance thekson se fituesit e çmimeve të këtij viti janë ato banka
që trajtuan me kujdes e përkushtim nevojat e klientëve në tregje në zhvillim dhe arritën rezultatet më
të mira duke hedhur kështu themelet për suksese të mëtejshme në të ardhmen.
Joseph D. Giarraputo, themelues dhe drejtor redaksie i Global Finance në njoftimin për shtyp deklaroi
se: “Këtë vit ne vlerësojmë institucionet financiare të cilat ofrojnë gamën më të gjerë të shërbimeve si
edhe besueshmërinë e duhur për të krijuar marrëdhënie financiare afatgjata’’
Vlerësimi i bankave të 22 vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, u realizua nga redaktorët e Global
Finance, pas shumë konsultimeve të kujdesshme me drejtuesit e korporatave financiare, bankierë
dhe konsulentë bankarë si dhe me analistë në të gjithë botën. Në përzgjedhjen e bankave më të mira,
Global Finance analizoi faktorët sasiorë objektiv dhe ata subjektiv. Në kriterët objektiv të vlerësuar
përfshiheshin: rritja e aseteve, përfitueshmëria, shtrirja gjeografike, marrëdhëniet strategjike, zhvillimet
dhe inovacionet e reja në produkte bankare. Ndërsa në kriterët subjektiv përfshiheshin opinionet e
analistëve të kapitalit, analistëve të vlerësimit të kredisë, konsulentëve bankarë dhe të ekspertëve të
tjerë të përfshirë në industrinë bankare.