Page 21 - BKT Annual Report 2023
P. 21
RAPORTI VJETOR 2023 21
STRATEGJIA DHE PLANET PËR VITIN 2024
BKT synon të forcojë më tej pozicionin e saj si një shtyllë kryesore e ekonomisë shqiptare duke
vazhduar trashëgiminë e saj si banka më e madhe për sa i përket depozitave dhe si një “simbol
besimi” në vend. Rrugëtimi ynë përgjatë vitit 2024 simbolizohet nga një përkushtim i palëkundur
ndaj qëndrueshmërisë dhe zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës sonë dixhitale, duke reflektuar
kështu përkushtimin tonë jo vetëm për të përmbushur, por edhe për të tejkaluar nevojat në zhvillim
të klientëve tanë.
Stabiliteti financiar, përfitueshmëria dhe efikasiteti do të mbeten objektivat kryesore në qendër të
operacioneve tona, ndërsa vijojmë të përmirësojmë pozicionin tonë financiar duke optimizuar risqet
dhe duke siguruar rritje të fuqishme në të gjitha segmentet. Duke shmangur rrezikun e përqëndruar,
ne po diversifikojmë portofolin tonë të huadhënies dhe investimeve, duke siguruar kështu një strategji
financiare të balancuar dhe elastike. Përtej huadhënies, ne synojmë të zgjerojmë më tej shërbimet
tona në depozita dhe zgjidhje të tjera të përqëndruara te klienti, duke reflektuar një qasje holistike
ndaj bankingut që plotëson nevojat e ndryshme të klientëve tanë.
Në qendër të strategjisë sonë është përmirësimi i vazhdueshëm i kanaleve tona dixhitale, ku do
të vijojmë të prezantojmë funksionalitete novatore në të gjitha kanalet. Kjo nismë është pjesë e
përpjekjeve tona më të gjera për të modernizuar ndërveprimet bankare, duke ofruar shërbime më
të personalizuara dhe efikase nëpërmjet një modeli të ri shërbimi në degë. Ky model i cili është
krijuar për të ofruar një eksperiencë të pashembullt bankare, duke integruar në mënyrë të përsosur
inovacionet dixhitale me ngrohtësinë e ndërveprimit njerëzor.
2024 shënon një moment historik të rëndësishëm me hedhjen në treg të BKT PAY, një filial i BKT
që pritet të sjellë një epokë të re në tregun e Fintech në vend. Kjo sipërmarrje thekson edhe një
herë lidershipin tonë për sa i përket pagesave dhe bankingut dixhital, duke krijuar standarde të reja
lidhur me komoditetin dhe sigurinë për klientët tanë dhe duke zgjeruar përfshirjen financiare për të
gjithë shoqërinë.
Qasja jonë ndaj marrëdhënieve me klientët është gjithnjë e më shumë e bazuar nga analizat e të
dhënave të disponueshme (big data), të cilat na mundësojnë të krijojmë dhe përshtasim shërbimet
tona me një saktësi dhe kujdes më të madh.
Investimi në kapitalin njerëzor është një tjetër prioritet i bankës, me programe trajnimi gjithëpërfshirëse,
iniciativa për përmirësimin e aftësive që nxisin një kulturë të të mësuarit të vazhdueshëm dhe novator
brenda ekipit tonë. Për më tepër, partneritetet me universitetet më të mira në vend synojnë të
ushqejnë brezin e ardhshëm të bankierëve profesionistë, duke u dhënë atyre mundësinë të mësojnë
dhe praktikojnë në mjedis real bankar.
Si një anëtare krenare e UN Global Compact, BKT është e angazhuar të aktivizohet në mënyrë aktive
me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs). Veprimtaria jonë dhe programet e mbështetjes
ndaj komunitetit janë krijuar për të pasqyruar këtë angazhim, duke siguruar që ne të kontribuojmë
pozitivisht si për mjedisin ashtu edhe për shoqërinë në përgjithësi.
BKT është e gatshme për një vit rritjeje dhe transformimi, e udhëhequr nga parimet tona të
qëndrueshmërisë, inovacionit dhe përsosmërisë financiare. Ne jemi entuziastë të përmirësojmë
shërbimet tona, të kontribuojmë në ekonomi dhe të kemi një ndikim pozitiv në jetën e klientëve tanë
dhe të komunitetit ku ne operojmë.