Page 36 - BKT Annual Report 2023
P. 36

36            BANKA KOMBËTARE TREGTARE












                       GRUPI I



                       MENAXHIMIT



                       TË RISKUT










                       Grupi i Menaxhimit të Riskut (GMR) qëndroi i fokusuar
                       në vlerësimin e zhvillimeve makro-ekonomike dhe
                       specifike gjatë vitit 2023 si dhe pritshmërive për vitin
                       2024. Gjatë vitit 2023 bankat në nivel global dhe lokal
                       kanë administruar relativisht mirë ngjarje të rënduara
                       makro-financiare dhe gjeopolitike të viteve të fundit.
                       Pozicionet e shëndosha të kapitalit të BKT-së, rezervat
                       e likuiditetit si dhe nivelet e ulëta të kredive me probleme
                       (NPLs) kanë ndihmuar bankën të përballojë sfidat që
                       rrodhën nga pandemia (COVID-19), lufta e Rusisë në
                       Ukrainë dhe tronditja pasuese e prodhimit/furnizimit
                       me energji si edhe dështimet e fundit të bankave
                       Amerikane dhe Zvicerane. Aftësia e bankës për t’i bërë
                       ballë rënies së rëndë ekonomike por edhe pritshmërive
                       është konfirmuar edhe nga rezultatet rutinore të stress
                       testeve.



                       Inflacioni, normat e interesit dhe rreziqet më të gjera ekonomike do të mbeten
                       në qendër dhe fokus të administrimit të rrezikut në mbarë botën. Inflacioni u
                       ngadalësua ndjeshëm në vitin 2023, më shpejt se sa shumica e analistëve
                       mendonin se ishte e mundur pa një recesion. Por beteja nuk ka përfunduar.
                       Bankat Qendrore do të mbeten vigjilente nëse presionet inflacioniste do të marrin
                       përsëri hov, edhe me koston e një recesioni. Ndërsa stimuli i epokës pandemike
                       zbehet, trazira në tregje globale dhe lokale të pasurive të patundshme, brishtësitë
                       në sistemin financiar dhe dobësimi i konsumit do të rëndojnë mbi ekonomitë
                       globale në vitin 2024. Ndërsa shanset për një “ulje të butë” janë rritur në Shtetet
                       e Bashkuara dhe shumë vende Evropiane, ekonomitë do të mbeten të prekshme
                       ndaj tronditjeve gjatë gjithë kësaj periudhe tranzicioni.
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41