Page 32 - BKT Annual Report 2023
P. 32
32 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
BANKINGU
TREGTAR
Ndryshimet në preferencat dhe pritshmëritë e klientëve, konkurrenca e re dhe teknologjitë e reja po
transformojnë natyrën e bankingut, si rrjedhojë, industria bankare po përballet me një kombinim të ri
rrethanash të cilat po i japin një shtysë të veçantë nevojës për efiçencë.
Gjatë vitit 2023, portofoli i Bankingut Tregtar, pati një vlerë totale prej 47,4 milionë USD nga 43,8 milionë
USD në 2022.
Kontributet tona u shtrinë përgjatë iniciativave kryesore bankare, duke rritur angazhimin dixhital të klientëve
dhe duke automatizuar proceset. Këto përpjekje synojnë të ofrojnë një paketë produktesh gjithëpërfshirëse
në BKT, duke siguruar mbajtjen e klientëve dhe tërheqjen e klientëve të rinj.
BUSINESS E-BANKING
Business E-Banking mbeti një prioritet strategjik kryesor, duke shfaqur një rritje të konsiderueshme nga
viti 2022 në 2023. Numri i përgjithshëm i kompanive aktive u rrit me 23.3%. Njëkohësisht, numri total i
përdoruesve aktivë u rrit me 23.9%. Rritja e kompanive aktive tregon një interes të shtuar të tregut dhe
efektivitetin e platformës në përmbushjen e nevojave të ndryshme të biznesit. Më tej, rritja e përdoruesve
aktivë nënkupton që jo vetëm që më shumë biznese e përdorin platformën, por edhe që përdoruesit
ekzistues po angazhohen më aktivisht. Rritja në përdorimin E-Banking të Biznesit nga viti 2022 në 2023
nënvizon rëndësinë e tij strategjike dhe pranimin në treg. Në Prill të vitit 2023 për të qenë më konkurrues,
për të rritur numrin e përdoruesve dhe për të thjeshtuar kryerjen e transaksioneve ditore, kufiri i transaksionit
ditor të klientit rritet deri në 500,000 Euro ose më shumë në bazë të kërkesës së klientit. Për më tepër,
disa taksa transaksione për fatura, pagesa qeveritare, doganore, transferta me shumicë brenda BKT-së
nuk kanë kufizime.
KARTA E DEBITIT BIZNES
Mbështetja e degëve dhe promovimi i shitjeve të kryqëzuara në përputhje me objektivat më të gjera të
organizatës, vazhdoi përgjatë gjithë vitit 2023. Numri i kartave aktive të debitit të biznesit është rritur
ndjeshëm me afërsisht 23.8%, duke shfaqur një trajektore pozitive në ofertat tona bankare komerciale.
Në nëntor 2023, për të përmirësuar shërbimin e ofruar për klientët e biznesit që përdorin kartën e debitit
të biznesit si dhe për të lehtësuar procesin e aplikimit të kartës në sistem, ky proces u kanalizua përmes
PEGA. Ekipi i zhvillimit ka mundësuar që aplikacionet e kartave të debitit të biznesit të kanalizohen përmes
PEGA.