Page 37 - BKT Annual Report 2023
P. 37
RAPORTI VJETOR 2023 37
Rreziqet gjeopolitike do të jenë një kërcënim i vazhdueshëm dhe bankat duhet t’i
kushtojnë vëmendje rritjes së rreziqeve gjeopolitike në vitin 2024. Vitet e fundit kanë
nxjerrë në pah dobësitë me të cilat përballen institucionet financiare dhe kompanitë
e tjera për shkak të tensioneve politike në të gjithë botën. Konfliktet e armatosura
dhe mosmarrëveshjet e vazhdueshme kufitare do të vazhdojnë të prishin flukset
tregtare dhe lidhjet financiare.
Pritshmëritë mbi sektorin bankar Evropian dhe Amerikan janë që po përballet me disa
sfida që kërkojnë vigjilencë të zgjeruar. Ndërsa rritja me ritme të shpejta e normave
të interesit ka bërë të mundur përmirësimin e rentabilitetit të bankave, një mjedis
me norma të larta interesit pritet të rrisë paqëndrueshmërinë e disa burimeve të
financimit, ashtu edhe të kostos së financimit të bankave në afat të mesëm pikërisht
kur do të zëvendësohen sasi të konsiderueshme të financimit të bankave qendrore.
Gjatë vitit 2023, BKT mori masa të menjëhershme në mënyrë që të zvogëlojë
kohëzgjatjen/ jetëgjatësinë e investimeve dhe të investonte në IR-Swap në mënyrë
që të zvogëlonte ndikimin e mundshëm të sipërcituar.
Perspektiva e rritjes për eurozonën, mbetet subjekt i pasigurisë së lartë në kuadrin
e kushteve më të shtrënguara të financimit dhe tensioneve të rritura gjeopolitike,
ndërsa rrugetimi i çmimeve të energjisë dhe të ushqimit janë subjekt i rreziqeve në
rritje. Presionet inflacioniste po modelojnë më tej mjedisin sfidues dhe rritja e dobët
e eurozonës pritet të vazhdojë edhe për periudhën e ardhme.