Page 116 - Raport Vjetor 2022
P. 116
Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022 54
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
5. Administrimi i rrezikut financiar (vazhdim)
(b) Rreziku i kredisë (vazhdim)
iv. Kolaterali dhe përmirësime të tjera të kredisë
Grupi punëson një gamë të politikave dhe praktikave për të zbutur rrezikun e kredisë. Më e zakonshme e këtyre është pranimi
i kolateralit për fonde të avancuara. Grupi ka politika të brendshme për pranueshmërinë e klasave specifike të kolateralit ose
zbutjen e rrezikut të kredisë.
Grupi përgatit një vlerësim të kolateralit të marrë si pjesë e procesit të krijimit të huasë. Ky vlerësim shqyrtohet në mënyrë
periodike.
Grupi përgatit një vlerësim të kolateralit të marrë si pjesë e procesit të krijimit të huasë. Ky vlerësim shqyrtohet në mënyrë
periodike. Llojet kryesore të kolateralit për huatë dhe paradhëniet janë:
– Hipotekat mbi banesat;
– Aktivet financiare;
– Ngarkesat mbi aktivet e biznesit, siç janë premisat, makineritë dhe llogaritë e arkëtueshme;
Financimi afatgjatë dhe kreditimi i subjekteve të korporatave janë përgjithësisht të siguruara; Rregjistrimi i lehtësive individuale të
kreditit përgjithësisht është i pasiguruar.
Kolateralet e mbajtur si garanci për aktivet financiare përveç kredive dhe paradhënieve varet nga natyra e instrumentit. Letrat me
vlerë të borxhit, thesarit dhe faturave të tjera të pranueshme përgjithësisht janë të pasigurta, me përjashtim të letrave me vlerë të
mbështetura nga aktivi dhe instrumente të ngjashme, të cilat sigurohen nga portofolet e instrumenteve financiare.
Politikat e Grupit lidhur me marrjen e kolateralit nuk kanë ndryshuar dukshëm gjatë periudhës raportuese dhe nuk ka pasur
ndryshime të rëndësishme në cilësinë e përgjithshme të kolateralit të mbajtur nga Grupi që nga periudha e mëparshme.
Më poshtë është një analizë e kolateralit dhe rritjes së kredisë të përmirësuar gjatë viteve:
Hua për klientët
31 dhjetor 2022 Individë Korporata Totali i kredive
Ndërtesa rezidenciale, tregtare ose industriale 1,075,167,285 1,443,429,538 2,518,596,823
Aktive financiare 52,563,863 924,229,550 976,793,413
Të tjera 160,759,194 205,113,437 365,872,631
Totali 1,288,490,342 2,572,772,525 3,861,262,867
Hua për klientët
31 dhjetor 2021 Individë Korporata Totali i kredive
Ndërtesa rezidenciale, tregtare ose industriale 961,923,639 1,322,011,075 2,283,934,714
Aktive financiare 47,179,540 913,178,143 960,357,683
Të tjera 74,515,023 160,142,533 234,657,556
Totali 1,083,618,202 2,395,331,751 3,478,949,953