Page 119 - Raport Vjetor 2022
P. 119
57 Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
5. Administrimi i rrezikut financiar (vazhdim)
(c) Rreziku i likuiditetit
Rreziku i likuiditetit është rreziku që Banka të ndeshë vështirësi në përmbushjen e angazhimeve të saj të lidhura me detyrimet
financiare që shlyhen përmes mjeteve monetare apo një aktivi tjetër financiar.
Qëllimi i Menaxhimit të Rrezikut të Likuiditetit (MRL) është që të sigurojë, për aq sa është e mundur, se Banka do të ketë
vazhdimisht likuiditet të mjaftueshëm për të shlyer të gjitha detyrimet për pagesë në afatin e tyre, si në kushte normale ashtu dhe
në situata tensioni, pa krijuar humbje të papranueshme, apo duke rrezikuar dëm në reputacion të Bankës. Politika MRL e Bankës
përfshin mënyrën se si Banka e identifikon, mat, monitoron dhe e kontrollon këtë rrezik.
Organizimi i MRL: Organizimi i MRL në Bankë përfshin dy organizma të ndryshëm në monitorimin dhe menaxhimin e likuiditetit.
Përfshirja e organizmave të ndryshëm ndihmon në një shpërndarje më të qartë të përgjegjësive për monitorimin/raportimin dhe
menaxhimin e rrezikut të likuiditetit. Menaxhimi ditor i likuiditetit i përket Thesarit, por monitorimi ditor i rrezikut të likuiditetit
dhe përputhja me limitet i përket Grupit të Menaxhimit të Riskut. Qëllimi kryesor i Grupit të Menaxhimit të Riskut, i cili ushtron
kontrollin ditor të raporteve MRL, është që ti japë sinjale të hershme menaxhimit të lartë të Bankës për paralajmërimin e rrezikut
të likuiditetit.
Raportet MRL: Politika MRL e Bankës përfshin grupe raportesh ditore dhe mujore për t’u parë dhe kontrolluar nga Departamenti
i Rrezikut të Tregut dhe Operacional. Raportet ditore përfshijnë tabelën e Daljeve Maksimale Kumulative dhe tabelën e Ndarjes
Kumulative të Aktiveve dhe Pasiveve, të cilat kontrollojnë përkatësisht hyrjet/daljet ditore dhe mujore të likuiditetit deri në
maturitetin 1 vit sipas skenarit “biznes normal”. Raportet mujore përfshijnë tabelat e likuiditetit për testet e stresit, të cilat
kontrollojnë hyrjet/daljet ditore dhe mujore të likuiditetit sipas skenarëve të veçantë për kriza të Bankës dhe të tregut deri në
maturitetin 3 muaj.
Përqasja MRL e Bankës më 31 dhjetor 2022 rezulton me hendek likuiditeti pozitiv për të gjithë grupet kohore deri në një vit. Kjo
ka ndodhur kryesisht për këto tre supozime:
• Duke përdorur metodën statistikore dhe të dhënat historike (derivuar që nga viti 2001) raporti i MRL-së aktuale përfshin analiza
bazuar në modelin e sjelljes së ri-investimit të depozitave;
• Investimet afat-shkurta të mbajtura për tregtim konsiderohen likuide prej financimit të siguruar nga Banka e Shqipërisë;
• Kërkesat e mbajtjes se rezervës me BSH konsiderohen si aktive jo-likuide.
Më poshtë paraqitet një analizë e pritshme e flukseve monetare të Bankës sipas maturitet të mbetur.