Page 117 - Raport Vjetor 2022
P. 117
55 Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
5. Administrimi i rrezikut financiar (vazhdim)
(b) Rreziku i kredisë (vazhdim)
Hua dhe letra me vlerë të zhvlerësuara
Hua dhe letrat me vlerë të zhvlerësuara janë hua dhe letra me vlerë për të cilat Banka përcakton se është e mundshme që ajo
nuk do të jetë në gjendje të mbledhë të gjithë principalin dhe interesin që duhet të paguhet sipas kushteve kontraktuale të
marrëveshjes / huave / letrave me vlerë. Komiteti i Rrezikut i BKT-së është i angazhuar me klasifikimin e klientëve dhe rezultatin
e tyre sipas kategorive të përshtatshme. Ai vendos ndryshimet e klasifikimit dhe merr veprimet e nevojshme sipas procedurave
të monitorimit. Komiteti i Rrezikut vlerëson çdo kredi sipas këtyre faktorëve:
• Aftësia për të paguar
• Gjendja financiare
• Aftësia e menaxhimit
• Kolaterali dhe Garantuesit
• Struktura e huasë
• Industria dhe Ekonomia
Huatë në vonesë por jo të zhvlerësuara
Huatë në vonesë por jo të zhvlerësuara janë ato hua dhe letra me vlerë, ku pagesat e interesit ose pagesat e principalit janë të
vonuara, por Banka beson se zhvlerësimi nuk është i përshtatshëm në bazë të nivelit të sigurisë / kolateralit në dispozicion dhe
/ ose fazës së mbledhjes së shumat që i detyrohen Bankës.
Fondi për humbje nga zhvlerësimi
Banka krijon një fond për humbjet nga zhvlerësimet që përfaqëson vlerësimin për humbjet e ndodhura të portofolit dhe aktiveve
të tjera financiare. Ai lidhet me komponentin e humbjes specifike për ekspozimet individualisht të konsiderueshme.
Politika e fshirjes së kredive
Banka, me vendimin e Bordit të Drejtorëve, shlyen një hua/ garanci (dhe çdo kompensim për humbjet nga zhvlerësimi), në
përputhje me rregulloren e Bankës së Shqipërisë “Për administrimin e rrezikut të kredisë”. Vendimi i shlyerjes merret pas
shqyrtimit të informatave të tilla si ndodhja e ndryshimeve të rëndësishme në pozicionin financiar të huamarrësit / emetuesit, në
mënyrë që huamarrësi / emetuesi nuk mund të paguajë detyrimin ose që të ardhurat nga kolaterali nuk do të jenë të mjaftueshme
për të paguar të gjithë ekspozimin.