Page 134 - BKT Annual Report 2023
P. 134
65 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
14. AKTIVE TË QËNDRUESHME TË PATRUPËZUARA
Aktivet e qëndrueshme të patrupëzuara më 31 dhjetor 2023 dhe 2022 përbëhen si më poshtë:
Programe kompjuterike
Vlera bruto
Më 1 janar 2022 19,400,468
Shtesat 6,349,767
Diferencë këmbimi (92,426)
Më 31 dhjetor 2022 25,657,809
Shtesat 10,068,832
Diferencë këmbimi 4,296,845
Më 31 dhjetor 2023 40,023,486
Amortizimi i akumuluar
Më 1 janar 2022 (15,266,900)
Shpenzimi për vitin (2,924,332)
Diferencë këmbimi (31,640)
Më 31 dhjetor 2022 (18,222,872)
Shpenzimi për vitin (4,538,532)
Diferencë këmbimi (3,441,047)
Më 31 dhjetor 2023 (26,202,451)
Vlera e mbetur
Më 1 janar 2022 4,133,568
Më 31 dhjetor 2022 7,434,937
Më 31 dhjetor 2023 13,821,035
Aktivet e qëndrueshme të patrupëzuara përfaqësohen kryesisht nga sistemet operative dhe kontabël të azhornuara të Bankës, si dhe
nga licenca dhe programet kompjuterike për sigurimin e shërbimeve të internetit dhe shërbimeve të bankingut elektronik.
15. AKTIVE TË TË DREJTËS SË PËRDORIMIT & DETYRIME TË QIRASË
Grupi ka aplikuar SNRF 16 duke përdorur qasjen e modifikuar retrospektive. Në datën e fillimit të qirasë, Grupi njeh një aktiv të të drejtës
së përdorimit dhe një detyrim të qirasë në bilanc. Aktivet e të drejtës së përdorimit maten me koston, e cila është e përbërë nga matja
fillestare e detyrimit të qirasë, çdo kosto fillestare direkte e bërë nga Grupi, një vlerësim i çdo kostoje për çmontimin dhe heqjen e aktivit
në fund të qirasë, dhe çdo pagesë e qirasë e bërë përpara datës së fillimit të qirasë (neto nga çdo incentivë e marrë).
Grupi amortizon aktivet e të drejtës së përdorimit në baza lineare nga data e fillimit të qirasë deri në datën më të hershme midis
përfundimit të jetës së dobishme të aktivit të të drejtës të përdorimit dhe përfundimit të afatit të qirasë. Në datën e fillimit, Grupi mat
detyrimin e qirasë në vlerën aktuale të pagesave të qirasë të papaguara në atë datë, duke u zbritur duke përdorur normën e interesit
të nënkuptuar në qira nëse kjo normë është e disponueshme lehtësisht ose normën e huamarrjes shtesë të Grupit. Norma e përdorur
për llogaritjen e aktivit të të drejtës së përdorimit dhe detyrimit të qirasë ka marrë parasysh afatin, monedhën, rrezikun e lidhur me
bankën, sigurinë, rrezikun e lidhur me aktivin dhe mjedisin ekonomik.
Banka Kombëtare Tregtare përdor shumën 10,000 euro si prag dhe analizon njëkohësisht natyrën e aktivit për të vlerësuar nëse
një aktiv i dhënë me qira kualifikohet për përjashtimin e pasurisë me vlerë të ulët. Llojet e aktiveve që kualifikohen për përjashtimin e
pasurisë me vlerë të ulët mund të ndryshojnë me kalimin e kohës nëse, për shkak të zhvillimeve të tregut, çmimi i një lloji të veçantë të
aktivit ndryshon. Grupi ka zgjedhur trajtojë qiratë afatshkurtra dhe qiratë e aktiveve me vlerë të ulët duke përdorur lehtësirat praktike.
Në vend që të njohin një aktiv të të drejtës të përdorimit dhe një detyrim të qirasë, pagesat e lidhura me to njihen si shpenzime në fitim
ose humbje mbi një bazë lineare gjatë afatit të qirasë.