Page 139 - BKT Annual Report 2023
P. 139
RAPORTI VJETOR 2023 70
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
Dividendi për t’u paguar në vitin 2022 përfaqëson pagesën e dividentit të pezulluar bazuar në vendimet përkatëse të Këshillit Mbikqyrës
të Bankës së Shqipërisë deri në fund të vitit 2022, ndërkohë që është paguar në shkurt 2023 bazuar në vendimin përkatës të Bankës
së Shqipërisë (shih shënimin 1).
Kreditorët kryesisht përfshijnë shuma nga transaksionet e vjetra që Qeveria Shqiptare i mban me Bankën, në pritje të caktimit të pronarit
të ligjshëm të këtyre shumave, në të ardhmen.
Bonusi për t’u paguar përfaqëson shumat e përllogaritura të shpërblimit të performancës vjetore për menaxhimin dhe punojësit, që
janë planifikuar për t’u paguar në tremujorin e parë të vitit 2024.
Fondi rezervë për pensionin e punonjësve përfaqëson një fond specifik të krijuar nga Banka në vitin 2002, i cili do i paguhet stafit kur
të dalin në pension. Banka e ka ndaluar investimin në këtë fond më 30 Shtator 2010 (Shiko Shënimin 3(s).ii.).
22. OBLIGACIONE TË EMETUARA
Më 4 dhjetor 2023 BKT emetoi një obligacion 4-vjeçar me vlerë nominale prej 30,720,000 EUR dhe një normë kuponi 4%. Në bazë
të miratimeve të dhëna nga Banka e Shqipërisë, obligacioni klasifikohet si “Detyrime të Pranuara” për qëllime të MREL në bazë të ligjit
nr. 133/2016 “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka, në Republikën e Shqipërisë” dhe Rregulloren e Bankës
së Shqipërisë nr. 78/2020
23. BORXHI I VARUR
Borxhi i varur prej 52,182,032 USD (2022: 50,319,179 USD) përfaqëson kundravlerën e kredisë 10-vjeçare në shumën 25 milionë EUR,
me një normë interesi prej 9.095% dhe e pagueshme në datën e maturimit. Borxhi i varur është marrë nga Green for Growth Fund
Southeast Europe, në kuadër të marrëveshjes së re për borxhin e varur “Subordinated Term Loan Facility Agreement”, nënshkruar më
22 dhjetor 2015 me synim ofrimin e kredive të lidhura me investime në fushën e Efiçencës Energjitike dhe Energjisë së Rinovueshme.
Në vijim të miratimeve të marra nga Banka e Shqipërisë, borxhi i varur është klasifikuar si kapital shtesë dhe është përfshirë në kapitalin
rregullator të Bankës. Për më tepër, gjatë vitit 2022, BKT Kosova mori të njëjtin instrument borxhi 10 vjeçar nga GGF (Green for Groëth
Fund Southeast) dhe EFSE (Fondi Evropian për Evropën Juglindore) në shumën totale 22 milionë EUR, me një normë interesi 7.85%.
24. KAPITALI AKSIONAR I PAGUAR DHE REZERVAT
Kapitali i aksionar i paguar
Më 31 dhjetor 2023 kapitali aksionar është i përbërë nga 24,291,498 aksione të zakonshme (31 dhjetor 2022: 24,291,498). Aksionet
kanë një vlerë nominale prej 12.35 USD. Të gjitha aksionet janë të paguara plotësisht. Aksionarët kanë të drejtën e përfitimit të dividendit
kur ai deklarohet. Të gjitha aksionet e Bankës renditen si të njëjta në lidhje me aktivet e mbetura të Bankës.
Rezervat
Rezerva e konvertimit
Rezerva e konvertimit përfshin të gjitha diferencat e kursit të këmbimit që lidhen me konvertimin e pasqyrave financiare të operacioneve
të huaja si dhe nga konvertimi i pasqyrave financiare të konsoliduara nga monedha funksionale në monedhën e prezantimit.
Rezerva e vlerës së drejtë dhe zhvlerësimi i letrave me vlerë FVOCI.
a) Rezerva e vlerës së drejtë
Rezerva e vlerës së drejtë përfshin ndryshimin neto kumulativ në vlerën e drejtë të investimeve të mbajtura për shitje (letrat me vlerë të
investimit të matura me FVOCI), duke përjashtuar humbjet nga rënia në vlerë, derisa investimi çregjistrohet ose zhvlerësohet.
b) Zhvlerësimi i letrave me vlerë FVOCI
Duke ndjekur kërkesat e standardit “SNRF 9-Instrumentet Financiarë”, zhvlerësimi i FVOCI përfaqëson provizionin e zhvlerësimit për
letrat me vlerë të borxhit të matur në FVOCI të njohur në të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse.
Zhvlerësimi i FVOCI në shumën 44,415,974 USD (31 dhjetor 2022: 33,023,800 USD) përbëhet nga provizione për zhvlerësimin e letrave
me vlerë me 44,390,980 USD (31 dhjetor 2022: 32,847,021 USD) dhe bono thesari me 24,994 USD (31 dhjetor 2022: 176,779 USD).