Page 24 - BKT Annual Report 2023
P. 24

24            BANKA KOMBËTARE TREGTARE














                       OREKSI




                       PËR RREZIK






















                       Filozofia e përgjithshme e rrezikut të BKT-së është të sipërmarrë rreziqe të
                       matura, në mbështetje të bizneseve të klientëve të saj, të cilat janë analizuar në
                       mënyrë të pavarur nga funksionet e rrezikut, miratuar nga autoriteti përkatës dhe
                       që mund të monitorohen rregullisht nëpërmjet infrastrukturës së duhur. Bizneset
                       duhet të ofrojnë një kthim të drejtë në mënyrë që profili rrezik/kthim të mbetet
                       në ekuilibër. Bizneset të cilat nuk ofrojnë një kthim të drejtë përfaqësojnë një
                       përdorim joefikas të kapitalit dhe mund ta ekspozojnë bankën ndaj humbjeve
                       të tepërta.


                       BKT operon si një bankë e qëndrueshme dhe e sigurt që kryen aktivitetet e saj
                       në mënyrë të kujdesshme, merr në konsideratë interesat e klientëve dhe siguron
                       se mund të përmbushë detyrimet e saj ndaj palëve kryesore të interesit (klientë,
                       investitorë, rregullatorë dhe punonjës).

                       Si pjesë e strategjisë sonë afatgjatë, jemi të përkushtuar të mbajmë një profil
                       të moderuar të rrezikut të menaxhuar bazuar në një strukturë të integruar të
                       menaxhimit të rrezikut. BKT është banka e zgjedhur nga të gjithë aktorët e saj
                       që ofron “shërbime bankare të qëndrueshme dhe transparente, operacione
                       biznesi me cilësinë më të lartë të shërbimit ndaj klientit”, nëpërmjet njerëzve të
                       përkushtuar, duke ditur se qëndrueshmëria jonë afatgjatë varet nga pozicioni
                       i shëndoshë i kapitalit dhe rezervat e likuiditetit të cilat përmbushin të gjitha
                       detyrimet në kohën e duhur përgjatë ciklit.
   19   20   21   22   23   24   25   26   27   28   29