Page 26 - BKT Annual Report 2023
P. 26
26 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
GRUPI I THESARIT
DHE INSTITUCIONEVE
FINANCIARE
Gjatë vitit 2023, BKT forcoi pozicionin e saj si lider në sektorin bankar shqiptar, me një
portofol mbresëlënës të instrumentave financiare të menaxhuar nga Departamenti
i Thesarit. Banka tregoi vazhdimisht përkushtimin e saj për të mbrojtur aktivet dhe
për të siguruar mirëqënien financiare të klientëve të saj. Duke monitoruar në mënyrë
proaktive risqet dhe optimizuar strategjitë e investimit, Departamenti i Thesarit mbajti
një portofol të fortë të instrumentave financiare, duke përforcuar kështu reputacionin
për bankën si një institucion financiar i besueshëm dhe i sigurt.
Departamenti i Thesarit pati një moment historik duke marrë një rol drejtues në
emetimin privat të një instrumenti borxhi, obligacion i konceptuar për t’u trajtuar si
detyrim i pranuar, me qëllim përmbushjen e kërkesës për instrumenta të kapitalit
rregullator dhe detyrimeve të pranuara (MREL).
Kjo lëvizje novatore ishte e para e llojit të vet në Shqipëri, dhe ishte pikërisht
Departamenti i Thesarit në BKT, ai që siguroi shumën më të madhe të emetuar
ndonjëherë në një monedhë të vetme midis gjithë bankave që operojnë në vend.
Duke diversifikuar burimet e financimit dhe aksesin në tregjet ndërkombëtare të
kapitalit, ky emetim strategjik forcoi edhe më tej pozicionin strategjik të bankës
duke kontribuar njëkohësisht edhe në stabilitetin e sistemit financiar të Shqipërisë.
Në vitin 2023, BKT ishte kompania më e mirë shqiptare për tregtimin e këmbimit
valutor, me ofertën më të mirë për klientët individë dhe korporatë. BKT ishte
gjithashtu lider në tregun FX, ku të ardhurat neto nga tregtia FX arritën në 5.4 milion
USD gjatë vitit 2023.
Duke konsideruar aleancat strategjike si shumë të rëndësishme, Departamenti i
Thesarit, riaktivizoi Marrëveshje Master Globale të Riblerjes (GMRA), me banka të
huaja të mirënjohura. Këto marrëveshje riblerjeje lehtësuan asksesin në financim më
të mirë dhe me kosto më efektive.
Bashkëpunimi me homologët ndërkombëtarë bëri që banka të përmirësojë
menaxhimin e likuiditetit dhe të zgjerojë shtrirjen e saj financiare. Për më tepër
Departamenti i Thesarit krijoi në mënyrë proaktive bashkëpunime me agjenci
brokerimi, duke ofruar akses më të gjerë dhe të thellë në tregjet e Eurobond-eve.
Ky bashkëpunim jo vetëm diversifikoi mundësitë e investimit por gjithashtu forcoi
pozicionin e bankës si një lojtar kyç në peisazhin financiar global.