Page 30 - BKT Annual Report 2023
P. 30

30            BANKA KOMBËTARE TREGTARE





















                       KARTAT
                       & PAGESAT






                       Gjatë vitit 2023 BKT ka mbajtur me sukses pozicionin e liderit në treg për sa i përket pagesave me karta dhe
                       pranimit në POS. Bashkëpunimi me bizneset është zhvilluar dhe rritur përtej të gjitha pritshmërive duke zënë
                       më shumë se 50% të tregut për sa i përket numrit dhe volumit të terminaleve POS. Volumi i përgjithshëm i POS
                       ka patur një rritje të konsiderueshme duke arritur në 312 milionë euro, 44% rritje krahasuar me shifrat e vitit të
                       kaluar. Numri i terminaleve POS kaloi shifrën e 9,500 në të gjithë Shqipërinë duke mbajtur vendin e parë në treg.
                       E njëjta rritje e ndjeshme ka ndodhur edhe me kartat e debitit, pasi trendi i përdorimit të produktit të kartës së
                       debitit jo vetëm për transaksionet me para në dorë, por edhe për blerjet online dhe offline ka ndryshuar ndjeshëm.
                       Ndërkohë, BKT ka mbajtur një pozicion lider në tregun e kartave të kreditit në përgjithësi.

                       Përsa i përket zhvillimeve dhe përmirësimeve të reja, faza pilot e pajisjes me kartën e Debitit të Para-Personalizuar
                       është një projekt i rëndësishëm që na bën të parët në tregun shqiptar. Ky proces i ri është i lidhur ngushtësisht
                       me kohën e dorëzimit të Kartës së Debitit dhe reduktimin e emetimit dhe dorëzimit të kartave duke përfshirë
                       edhe hapjen e llogarisë në disa minuta. Gjithashtu, në bashkëpunim me rrjetin e marketeve Spar janë hedhur në
                       treg Kioskat Smart, të cilat janë mirëpritur nga klientët, të cilët mund të kryejnë blerjet e tyre në supermarket vetë
                       dhe pa para në dorë. Një hap ky i rëndësishëm në arritjen e qëllimit për një shoqëri që nuk përdor para cash.

                       Pas prezantimit të funksionalitetit SmartPay, i cili u mundëson klientëve të marrin dhe të dërgojnë para duke
                       përdorur kodin QR dhe të jenë në gjendje ta përdorin atë në pagesat në POS, zgjerimi ka vazhduar në vitin 2023
                       me një ritëm mjaft të mirë duke i kaluar pothuajse 2,500 terminale në flotën aktuale të POS të cilët pranojnë
                       pagesa me QR. Numri i QR-ve në pagesën POS po përmirësohet vazhdimisht dhe ka një plan të mirëorganizuar
                       për zgjerimin dhe promovimin e tij.
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35