Page 98 - BKT Annual Report 2023
P. 98

29            BANKA KOMBËTARE TREGTARE
                        Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
                        (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)




          Përkeqësim i rëndësishëm përmes pragut relativ
          Banka llogarit një matricë relative të pragut që jep për secilin vlerësim një parashikim të asaj që vlerësimi i pritur për çdo horizont kohor
          duhet të jetë.
          Matricat e tranzicionit me anë të ciklit (TTC) japin përqindjen e kundërpartirave që lëvizën nga një vlerësim në tjetrin për një interval kohor
          të caktuar. Matjet TTC gjatë një horizonti 10 vjeçar merren pasi që kjo jep një horizont të rehatshëm për një prag relativ.

          Llogaritja e pragjeve relative të përkeqësimit të rëndësishëm të rrezikut të kredisë (SICR).
          Duke pasur parasysh se Banka nuk ka të dhëna të mjaftueshme historike të brendshme për të përpiluar matricat e tranzicionit, u
          mbështet në të dhëna përfaqësuese të siguruara nga agjencitë e jashtme të vlerësimit të kredisë. U përdorën matricat e jashtme të
          tranzicionit TTC për të gjitha subjektet evropiane/botërore të ofruara nga agjencitë ndërkombëtare të vlerësimit të kredive. Janë kryer
          hapat e mëposhtëm:
          Së pari, bëhet ndërlidhja i sistemeve të vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm;
          Më pas, përdoret një matricë tranzicioni TTC me numrin e vëzhgimeve (numri i subjekteve që ndryshojnë nga një vlerësim specifik në
          tjetrin) dhe llogaritet një mesatare e ponderuar për vlerësim të ndërlidhur në mënyrë që të llogaritet matrica e vlerësimit të brendshëm
          TTC.
          Pasi llogariten matricat TTC, ndërmerren hapat e mëposhtëm:
          •   Llogaritet mesatarja e ponderuar për probabilitetin 1-vjeçar të mospagimit për çdo vlerësim dhe për çdo horizont kohor, duke
             shumëzuar çdo matricë TTC (për horizontet e ndryshme kohore) me PD mbi një vit.
          •   Pastaj mesataret e ponderuara të PD-ve 1-vjeçare ndërlidhen me vlerësimet më të afërta korresponduese, që jep edhe matricën
             mesatare të perkëqësimit për sa i përket vlerësimeve;
          •   Një ulje e vlerësimit konsiderohet e rëndësishme, me klasifikim të mëtejshëm në Fazën 2, nëse vlerësimi aktual është më i keq se
             pragu relativ për vlerësimin fillestar përkatës dhe kohës që ka kaluar që nga njohja fillestare.

          Informacion i përhershëm i përfshirë në modelet ECL
          PD-të e TTC-së shndërrohen në PD-të e PIT duke marrë parasysh mjedisin makroekonomik nëpërmjet disa variablave makroekonomikë
          si: normën reale të rritjes së PBB-së, normën e inflacionit, shkallën e papunësisë, investimet, ndryshimin e importeve dhe eksporteve,
          balancën e llogarisë korente, borxhin shtetëror etj. Këto variabla merren nga FMN, duke përfshirë të dhënat historike nga 1990 deri sot
          dhe parashikimet për katër vitet e ardhshme nën supozimet e tre skenarëve: bazë, më i miri, dhe i përkeqësuar. Modeli PIT përfshin
          një formë të thjeshtuar të modelit Merton. Në këtë kuadër, prezantohet një variabël sistemike      që paraqet mjedisin makroekonomik.
          Ndjeshmëria e PD-së të çdo vlerësimi në këtë variabël merret nëpërmjet kalibrimit të parametrit   . Modeli merr në konsideratë normën
          globale të mosfunksionimit të çdo viti dhe llogarit      për çdo vit, i cili pastaj regresohet me kombinime të ndryshme të variablave
          makro-ekonomike. Duke përdorur projeksionet e variablave makroekonomikë, formula e regresionit përdoret për të nxjerrë përfundimet
          e parashikimeve të      dhe bazuar në modelin e një faktori Merton, perfitohen PD-të e PIT-it. Modeli i dytë i PD e konsideron normën e
          paracaktuar për vlerësim në çdo vit, gjë që mundëson kalibrimin e ndjeshmërisë   i për të gjitha vlerësimet.

          Matja e ECL - Shpjegimi i inputeve, supozimeve dhe teknikave të vlerësimit
          Llogaritja e ECL bazohet në parametrat e mëposhtëm:
          1.     Probabiliteti i humbjes (PD)
          2.     Humbja e rezultuar nga mospagesa (LGD);dhe
          3.     Ekspozimi në mospagim (EAD)
          ECL vlerësohet sipas kushteve bazë (tipike), më të mirat (të favorshme) dhe negative (të pafavorshme).
          Të vetmet vlerësime në në një moment kohe janë për probabilitetin e humbjes. LGD merr vlerësimet e Bazelit dhe EAD përdor skedulet
          e pagesës së llojit të amortizimit. Pasi të jenë llogaritur të gjitha komponentët (PD, EAD, LGD), ECL është vlerësuar në tre skenarë të
          ndryshëm: gjendja bazë (tipike), mirë (e favorshme) dhe e kundërt (e pafavorshme), me pesha 52%, 18% dhe 30% respektivisht . ECL
          përfundimtar është ECL me probabilitet të ponderuar nën këta tre skenarë.
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103