Page 93 - BKT Annual Report 2023
P. 93
RAPORTI VJETOR 2023 24
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
referimi. Për më tepër, rregullimi i rrezikut në rënie bëhet për hir të kujdesit.
Për secilin vlerësim specifik të Bankës është caktuar probabiliteti përkatës i normës së paracaktuar (shkalla PD), e cila llogaritet nga
jashtë - të dhëna ekspertësh nga agjenci të jashtme të vlerësimit të kredisë. Sidoqoftë, PD është thjesht një probabilitet. Në mënyrë që
të përafrohet rreziku i plotë i kredisë, nevojitet LGD. Duke shumëzuar normën PD dhe nivelin LGD, fitohet norma e humbjes së kredisë
dhe kjo është përafrimi i rrezikut të kredisë.
Përcaktimi i vlerës së drejtë
Përcaktimi i vlerës së drejtë për aktivet dhe detyrimet financiare për të cilat nuk ka një çmim tregu të dukshëm kërkon përdorimin e teknikave
të vlerësimit siç përshkruhen në politikën kontabël 3(g)(viii). Për instrumentet financiare që tregtohen rrallë dhe që nuk kanë transparencë
në çmim, vlera e drejtë është më pak objektive dhe kërkon shkallë të ndryshme gjykimi bazuar në likuiditetin, përqendrimin, pasigurinë
e faktorëve të tregut, supozime rreth çmimit dhe rreziqe të tjera që ndikojnë mbi instrumentin specifik. Referoju gjithashtu “Vlerësimi i
instrumenteve financiarë” më poshtë.
Gjykime kritike kontabël në zbatimin e politikave kontabël të Bankës përfshijnë:
Vlerësimi i instrumenteve financiarë
Politika kontabël e Bankës për matjen e vlerës së drejtë është trajtuar në shënimin 3(g)(viii).
Banka e mat vlerën e drejtë duke përdorur hierarkinë e mëposhtme të metodave:
• Niveli 1: Çmime të kuotuara në një treg aktiv për një instrument identik.
• Niveli 2: Teknika vlerësimi bazuar në inpute të vëzhgueshme. Kjo kategori përfshin instrumente të vlerësuara duke përdorur çmime të
kuotuara në tregje aktive për instrumente të ngjashëm, çmime të kuotuara për instrumente të ngjashëm në tregje që konsiderohen më
pak se aktivë; ose teknika të tjera vlerësimi ku të gjithë inputet e rëndësishme janë të vëzhgueshëm në mënyrë direkte ose jo-direkte
nga të dhënat e tregut.
• Niveli 3: Teknika vlerësimi që përdorin inpute të rëndësishme të pavëzhgueshme. Kjo kategori përfshin të gjithë ato instrumente ku
teknika e vlerësimit përfshin inpute që nuk bazohen në të dhëna të vëzhgueshme dhe inputet e pavëzhgueshme mund të kenë një
efekt të rëndësishëm në vlerësimin e instrumentit. Kjo kategori përfshin instrumente që janë vlerësuar bazuar në çmime të kuotuara
për instrumente të ngjashëm ku kërkohen rregullime apo gjykime të rëndësishme e të pavëzhgueshme për të reflektuar ndryshimin
midis instrumenteve.
Vlera e drejtë për aktivet dhe detyrimet financiare që tregtohen në tregje aktivë bazohen në çmime tregu të kuotuara apo kuotime te
agjentëve. Për të gjitha instrumentet e tjerë financiarë Banka përcakton vlerën e drejtë duke përdorur teknika vlerësimi. Teknikat e vlerësimit
përfshijnë vlerën aktuale neto dhe modele të skontimit të flukseve monetare, krahasime me instrumente të ngjashëm për të cilët ekzistojnë
çmime të dukshme tregu dhe modele të tjera vlerësimi. Objektivi i teknikave të vlerësimit është të arrijnë në përcaktimin e vlerës së drejtë
që reflekton çmimin e instrumentit financiar në datën e raportimit, i cili do të ishte përcaktuar nga pjesëmarrës në treg që veprojnë me
kushtet e tregut.
Banka përdor modele vlerësimi të njohura gjerësisht për përcaktimin e vlerës së drejtë të instrumenteve financiarë më të thjeshtë dhe më
të zakonshëm, si norma interesi dhe këmbime monedhash që përdorin vetëm të dhëna tregu të vëzhgueshme dhe kërkojnë pak gjykim
apo vlerësim nga drejtuesit. Çmimet dhe inputet model të vëzhgueshme janë zakonisht të vlefshme në treg për instrumente kapitale dhe
huaje të listuara në bursa, derivativë të tregtueshëm me këmbim, dhe derivativë të thjeshtë të tregtueshëm mbi banak si Sëaps mbi normat
e interesit. Disponueshmëria e çmimeve të vëzhgueshme të tregut dhe e inputeve model redukton nevojën për gjykimin dhe vlerësimin e
drejtuesve dhe redukton gjithashtu pasiguritë që shoqërojnë përcaktimin e vlerës së drejtë. Disponueshmëria e çmimeve të vëzhgueshme
të tregut dhe inputeve varion në varësi të produkteve dhe tregjeve dhe është e prirur ndaj ndryshimeve bazuar në ngjarjet specifike dhe
kushtet e përgjithshme në tregjet financiare.
Për instrumente financiare më komplekse, Banka përdor modele vlerësimi të veçanta, të cilat janë zakonisht të zhvilluara bazuar ne modele
të njohura vlerësimi. Disa ose të gjithë inputet e rëndësishme në këto modele mund të mos jenë të vëzhgueshme në treg dhe janë rrjedhojë
e çmimeve të tregut ose kurseve ose janë vlerësuar bazuar në gjykime. Modelet e vlerësimit që përmbajnë inpute të rëndësishme të
pavëzhgueshme kërkojnë një shkallë më të lartë gjykimi dhe vlerësimi nga drejtuesit në përcaktimin e vlerës së drejtë. Gjykimi dhe vlerësimi
i drejtuesve kërkohet zakonisht për zgjedhjen e modelit të vlerësimit për t’u përdorur, përcaktimin e flukseve monetare të pritshme për
instrumentin financiar që vlerësohet, përcaktimin e probabilitetit për mospagesën apo parapagimet nga pala tjetër dhe përzgjedhjen e
normave të përshtatshme për skontim.