Page 122 - Raport Vjetor 2022
P. 122
Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022 60
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
5. Administrimi i rrezikut financiar (vazhdim)
(c) Rreziku i likuiditetit (vazhdim)
Ekspozimi ndaj rrezikut të likuiditetit
Nje tregues kryesor që përdoret nga Banka për administrimin e rrezikut të likuiditetit, i cili, në të njëjtën kohë kërkohet nga
Banka e Shqipërisë, është raporti i aktiveve likuide ndaj detyrimeve afatshkurtër në baza ditore. Bazuar në rregulloren Nr.71 date
14.10.2009 “Politika e administrimit të rrezikut të likuiditetit”, ndryshuar me vendimin nr. 75 datë 26.10.2011, ky raport duhet
të jetë minimalisht 25%, ndërkohë që vlera minimale e treguesve individualë për monedhën vëndase dhe atë të huaj (FX) është
20%. Ndërkohë, bazuar në ndryshimet e fundit të kësaj rregulloreje, në fuqi prej 15 maj 2013, treguesi total i raportit të likuiditetit
duhet të jetë minimalisht 20%, ndërkohë që treguesit individualë duhet të jenë minimalisht 15%. Gjithashtu, në mars 2018 BSH
ka rritur sërish raportin minimal të likuiditetit për valutat në 20%.
Sipas kësaj rregulloreje, Neni 19, pika 4, aktivet likuide janë konsideruar: balancat e mjeteve monetare, llogaritë rrjedhëse me
BSH, duke përfshirë rezervën e detyrueshme, Bonot e thesarit dhe investimet bazuar në maturitetin e mbetur dhe aftësinë për tu
bërë likuide, ku balancat me palët jo rezidente skontohen me normat përkatëse sipas renditjeve ndërkombëtare. Detyrimet afat-
shkurta konsiderohen të gjitha detyrimet me maturitet të mbetur deri në një vit.
Detajet për raportet e Bankës në datat e raportimit janë si më poshtë:
31 dhjetor 2022 31 dhjetor 2021
Raporti i Aktiveve likuide/Detyrimet afat-shkurta 40.38% 44.37%
Raporti i Aktiveve likuide në monedhën lokale/Detyrimet afat-shkurtra në
monedhën lokale 62.56% 59.85%
Raporti i Aktiveve likuide në monedhë të huaj/Detyrimet afat-shkurtra në
monedhë të huaj 27.39% 34.30%
(d) Rreziqet e tregut
1) Rreziku i kursit të këmbimit
Rreziku i monedhës së huaj është rreziku sipas të cilit, vlera e instrumenteve financiare luhatet në sajë të ndryshimeve në
kurset e këmbimit valutor. Banka e menaxhon këtë rrezik duke vendosur dhe monitoruar limitet mbi pozicionet e hapura dhe
gjithashtu duke u siguruar që këto pozicione të jenë në përputhje me udhëzimet e Bankës së Shqipërisë dhe kufijve të brendshëm
operacionale të Bankës. Banka ka vendosur procedura për një kontroll të pavarur të pozicioneve të hapura në monedhë të huaj.