Page 68 - Raport Vjetor 2022
P. 68

Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022  6




           Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
           Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
           më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)







           1. Të përgjithshme
           Banka Kombëtare Tregtare Sh.a. është një bankë tregtare që ofron një gamë të gjerë me shërbime të plota. Pasqyrat e konsoliduara
           financiare përfshijnë Bankën dhe filialin e saj në Kosovë si dhe pjesëmarrjen në Albania Leasing sh.a. (referuar së bashku në
           vazhdim si “Banka”, “BKT” ose “Grupi”).
           Banka  ofron  shërbime  bankare  për  ndërmarrje  shtetërore  e  private  dhe  individë.  Burimi  kryesor  i  fondeve  për  Bankën  janë
           depozitat, të cilat Banka i pranon në forma të ndryshme duke përfshirë llogaritë rrjedhëse, depozita me dhe pa afat, si në Lek
           ashtu edhe në valutë. BKT ofron një shumëllojshmëri të kredive për biznese dhe individë, karta krediti dhe debiti në përputhje me
           standartin EMV (Europay / MasterCard / Visa), bankomate, bankingu në internet, bankingu në telefon celular, shërbime bankingu
           on-line, shërbim të kualifikuar të bankingut ndërkombëtar dhe produkte të ndryshme thesari. Gjithashtu, ajo investon në letra me
           vlerë dhe merr pjesë aktivisht në tregun ndërbankar lokal dhe ndërkombëtar.
           BKT është krijuar në formën aktuale ligjore më 30 dhjetor 1992, megjithëse dega e saj e parë është hapur më 30 nëntor 1925.
           BKT është subjekt i Ligjit nr. 8269 “Mbi Bankën e Shqipërisë” me datë dhjetor 1997 dhe i Ligjit nr. 9662 “Për Bankat në Republikën
           e Shqipërisë”, të datës 18 dhjetor 2006.
           Në bazë të Vendimit të Aksionarëve të marrë në datën 28 prill 2022, Banka krijoi rezervën ligjore në vlerën 859,352 mijë Lek
           (ekuivalente e 7,523,659 USD) dhe vendosi shpërndarjen e dividendit në shumën 5,618,000 mijë Lek (ekuivalente e 50,000,000
           USD, konvertuar me kursin e këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë për datën 24 nëntor 2022 - 112.36 Lek për USD),
           duke përdorur pjesë të fitimit të pashpërndarë të vitit 2021 dhe pjesë të fitimit të saj neto të vitit të mbyllur më 2020. Pjesa
           e mbetur e fitimit neto te vitit 2021 u mbajt si fitim i pashpërndarë. Pagesa e dividendit është pezulluar bazuar në vendimet
           përkatëse të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë deri në fund të vitit 2022, ndërkohë që është paguar në shkurt 2023
           bazuar në vendimin përkatës të Bankës së Shqipërisë. Ndërkohë, dividenti i pezulluar i vitit 2021, është paguar në shkurt 2022
           bazuar në vendimin përkatës të Bankës së Shqipërisë.

           Në vijim të këtij veprimi, struktura aksionare mbeti e njëjtë, me vlerë nominale të aksioneve 12.35 USD dhe numri i aksioneve
           mbeti i pandryshuar. Struktura aksionare më datë 31 dhjetor 2022 dhe 31 dhjetor 2021 paraqitet si më poshtë:

                                                 31 dhjetor 2022                        31 dhjetor 2021
                                           Nr. i aksioneve   Totali USD   %   Nr. i aksioneve  Totali USD      %
            Çalık Holding  A.S.               24,291,498  300,000,000.3  100    24,291,498  300,000,000.3  100

           Drejtoria e Përgjithshme e BKT ndodhet në Tiranë. Aktualisht në Shqipëri, Banka zotëron një rrjet prej 60 degësh dhe 3 agjencish
           doganore. Njëzet e pesë prej degëve ndodhen në Tiranë dhe të tjerat në Durres, Elbasan, Vlora, Shkodra, Fier, Pogradec, Korca,
           Bilisht, Gjirokastra, Delvina, Saranda, Orikum, Berat, Kucova, Lushnja, Librazhd, Peqin, Rrogozhina, Shkozet, Kavaja, Vora,
           Kamza, Fushe Kruja, Lac, Lezha, Rreshen, Kukes, Peshkopi, Bushat, Koplik, Gramsh dhe Skrapar, të ndjekura nga agjencitë
           doganore në Portin e Durrësit, Aeroportin e Rinasit dhe Çorovodë.
           Rrjeti në Kosovë përfshin 22 njësi. Shtatë njësi ndodhen në Prishtinë, ndërsa të tjerat janë të vendosura në Prizren, Peja, Gjilan,
           Ferizaj, Mitrovica, Gjakova, Vushtrri, Fushe Kosova, Podujeva, Drenas, Rahovec, Viti dhe Lipjan, Dheu i Bardhe, Aeroporti i
           Prishtinës dhe Skenderaj.
           Banka kishte 1,406 punonjës (31 dhjetor 2021: 1,333) në datën 31 dhjetor 2022, nga të cilët 427 (31 dhjetor 2021: 394) i përkasin
           BKT Kosovës.
           Numri mesatar i punonjësve për vitin e mbyllur në datën 31 dhjetor 2022 është 1,349 punonjës (31 dhjetor 2021: 1,326), nga të
           cilët 411 punonjës (31 dhjetor 2021: 391) i përkasin BKT në Kosovë.
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73