Page 69 - Raport Vjetor 2022
P. 69

7     Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022




          Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
          Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
          më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)







          2. Bazat e përgatitjes
          (a) Deklarata e përputhshmërisë dhe parimi i vijimësisë
          Pasqyrat financiare të konsoliduara janë përgatitur në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (‘SNRF’).
          Pasqyrat financiare janë përgatitur bazuar në supozimin se Banka do të vazhdojë veprimtarinë e saj në vijimësi.
          Pasqyrat financiare janë përgatitur duke u bazuar në koston historike. Shoqëria ka konsideruar ndikimin e Covid 19 në përgatitjen
          e pasqyrave të saj financiare. Edhe pse fushat specifike të gjykimit mund të mos ndryshojnë, ndikimi i Covid 19 rezultoi në
          zbatimin e gjykimit të mëtejshëm brenda atyre fushave specifike te gjykimit dhe vlerësimeve kontabel.
          (b) Baza e matjes
          Pasqyrat financiare të konsoliduara janë përgatitur bazuar në kosto historike, përveç instrumenteve financiare të gatshme për
          shitje, të cilët janë matur me vlerën e drejtë.
          Për qëllime të raportimit financiar, përllogaritjet  e vlerës së drejtë janë grupuar në Nivelet 1, 2 ose 3, bazuar në nivelin e
          verifikueshmërisë të elementëve të llogaritjes së vlerës së drejtë dhe në rëndësinë e këtyre elementëve në llogaritjen e vlerës së
          drejtë në tërësi, siç pershkruhet më poshtë:
          • Informacionet e përdorura për përllogaritje në Nivelin 1 janë çmimet e tregut të listuara (të pa rregulluara), në një treg aktiv për
           aktive ose detyrime të njëjta, në të cilat entiteti ka akses në datën e llogaritjes së vlerës së drejtë;
          •  Informacionet e përdorura për përllogaritje në Nivelin 2 janë të dhëna të ndryshme nga çmimet e listuara në treg të përfshira në
           Nivelin 1, të cilat janë të verifikueshme për aktivin ose detyrimin, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose indirekte; dhe
          •  Informacionet e përdorura për përllogaritje në Nivelin 3 janë të dhëna jo të verifikueshme për aktivin ose detyrimin.
          (c) Monedha funksionale dhe raportuese
          Pasqyrat financiare të konsoliduara paraqiten në USD. Monedha funksionale e Bankës është Lek shqiptar (“Lek”).
          Banka ka zgjedhur t’i prezantojë pasqyrat financiare në USD, meqënese kapitali i saj është i zotëruar plotësisht nga investitorë
          ndërkombëtarë, të cilët kanë kontribuar kapitalin fillestar në USD dhe e vëzhgojnë përformancën e investimit në USD.
          (d) Përdorimi i vlerësimeve dhe gjykimeve
          Përgatitja e pasqyrave financiare të konsoliduara kërkon që drejtimi të kryejë gjykime, vlerësime dhe supozime të cilat ndikojnë
          në aplikimin e politikave dhe shumave të raportuara të aktiveve dhe detyrimeve, të ardhurave dhe shpenzimeve. Rezultatet
          aktuale mund të jenë të ndryshme nga këto vlerësime.
          Vlerësimet dhe supozimet bazë rishikohen në mënyrë të vazhdueshme. Rishikimet e vlerësimeve kontabël njihen në periudhën
          në të cilën vlerësimet rishikohen si dhe në periudhat e ardhme nëse ato ndikohen.
          Informacioni mbi elementët e rëndësishëm të pasigurive të vlerësimit dhe mbi gjykimet kritike në përdorimin e politikave kontabël
          me efekt të rëndësishëm në vlerat kontabël në pasqyrat financiare të konsoliduara, jepet në shënimet 4 dhe 5.

          3. Përmbledhje e politikave të rëndësishme kontabël
          Politikat kontabël të paraqitura më poshtë janë zbatuar në mënyrë të qëndrueshme në të gjitha periudhat e prezantuara në këto
          pasqyra financiare të konsoliduara dhe në mënyrë të njëjtë nga njësitë e Bankës.
          (a) Baza e konsolidimit

          (i) Shoqëritë e kontrolluara
          Shoqëritë e kontrolluara janë njësi të kontrolluara nga Banka. Kontrolli ekziston kur Banka ka fuqi mbi një njësi ekonomike, është
          e ekspozuar, ose ka të drejta mbi përfitimet e ndryshueshme nga përfshirja e saj tek njësia, dhe ka aftësinë për të përdorur
          fuqinë e saj për të ndikuar në përfitimet e njësisë. Banka rivlerëson nëse ka apo jo kontroll mbi një filial, nëse faktet dhe rrethanat
          tregojnë se ka ndryshime të një ose më shumë nga tre elemente të kontrollit të listuara më lart.
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74