Page 71 - Raport Vjetor 2022
P. 71
9 Banka Kombëtare Tregtare Raport Vjetor 2022
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
3. Përmbledhje e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
(b) Monedha të Huaja (vazhdim)
(ii) Operacionet e huaja
Aktivet dhe detyrimet janë të kthyera në Lek me kursin e këmbimit në datën e raportimit. Të ardhurat dhe shpenzimet janë kthyer
në Lek me kursin e datës së veprimit. Diferencat e kursit të këmbimit që lidhen me konvertimin e operacioneve të huaja, janë
njohur direkt në të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse. Këto diferenca janë njohur në rezervën e rivlerësimit.
(iii) Përkthimi i pasqyrave financiare nga monedha funksionale në monedhën e prezantimit
Përkthimi i pasqyrave financiare nga monedha funksionale në monedhën e prezantimit është si më poshtë:
• aktivet dhe detyrimet në datën e raportimit (duke përfshirë shifrat krahasuese) janë kthyer me kursin e mbylljes në datën e
raportimit, i cili është kursi i Bankës së Shqipërisë 1 USD = 106.54 LEK (2020: 100.84).
• të ardhurat dhe shpenzimet (duke përfshirë shifrat krahasuese) janë kthyer me kurset e datës së veprimeve.
• zërat e kapitalit, përveç fitimit neto, kapitalit të paguar dhe të ardhurave të tjera gjithëpërfshirëse janë kthyer me kursin e
mbylljes në datën e raportimit.
• kapitali aksionar i paguar është kthyer siç është përshkruar në paragrafin 3(b), (i) më sipër; dhe
• të gjitha diferencat prej kursit të këmbimit janë njohur si një përbërës i veçantë i kapitalit në llogarinë e ‘Rezervës së konvertimit’.
(iv) Veprimet e shkëmbimit të monedhave të huaja “spot”
Banka, gjatë veprimtarisë normale të biznesit ndërmerr veprime për shkëmbimin e monedhave të huaja (“spot”), për të cilat data
e kryerjes është 1 ose 2 ditë pas datës së tregtimit. Këto veprime janë regjistruar në pasqyrat financiare në datën e kryerjes.
Diferencat në monedhë të huaj njihen në fitim/humbje në datën e shlyerjes.
(c) Interesi
Të ardhurat dhe shpenzimet nga interesat njihen në fitim ose humbje duke përdorur metodën e interesit efektiv. Norma e interesit
efektiv është norma që skonton saktësisht pagesat dhe arkëtimet e pritshme në të ardhmen gjatë jetëgjatësisë së parashikuar të
aktivit ose detyrimit financiar (ose një periudhë më e shkurtër, kur duhet) deri në vlerën kontabël të aktivit ose detyrimit financiar.
Kur llogarit normën e interesit efektiv, Banka vlerëson flukset e ardhshme monetare duke marrë në konsideratë të gjitha kushtet
kontraktuale të instrumentit financiar, por jo humbjet e ardhshme.
Llogaritja e normës së interesit efektiv përfshin të gjitha komisionet dhe shumat e paguara apo të arkëtuara, që janë pjesë
përbërëse e normës efektive të interesit. Kostot e veprimeve përfshijnë kosto shtesë të lidhura drejtpërdrejt me blerjen apo
emetimin e një aktivi apo detyrimi financiar.
(d) Tarifa dhe komisione
Të ardhurat dhe shpenzimet nga tarifat dhe komisionet, të cilat janë pjesë përbërëse e normës efektive të interesit për një aktiv
ose detyrim financiar, përfshihen në matjen e normës efektive të interesit. Të ardhurat e tjera nga komisionet dhe tarifat njihen
në momentin e kryerjes së shërbimeve të lidhura me to.Shpenzime të tjera për komisione dhe tarifa lidhen kryesisht me tarifa
veprimesh ose shërbimesh, të cilat shpenzohen në momentin që shërbimet përfitohen.
(e) Pagesat e qirasë
Pagesat e kryera për qiranë operative janë njohur në fitim ose humbje në mënyre lineare gjatë periudhës së qirasë. Zbritjet që
ofrohen si nxitje për nënshkrimin e kontratave të qirave, njihen si pjesë përbërëse e shpenzimit total të qirasë përgjatë jetës së
qirasë.
(f) Tatim fitimi
Tatimi mbi fitimin përfshin tatimin e periudhës aktuale dhe tatimin e shtyrë. Tatimi mbi fitimin njihet në fitim ose humbje, përveç
pjesës që lidhet me zëra të njohur direkt në kapital ose të ardhura të tjera gjithëpërfshirëse. Tatimi aktual është tatimi që pritet të
paguhet ose të arkëtohet mbi fitimin e tatueshëm të vitit, duke përdorur normën tatimore në fuqi ose që hyn në fuqi në datën e
raportimit, dhe çdo sistemim të tatimit të pagueshëm për vitet e mëparshme.