Page 72 - Raport Vjetor 2022
P. 72

Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022  10




           Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
           Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
           më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






           3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
           (f) Tatim fitimi (vazhdim)

           Banka  përcakton  tatimin  në  fund  të  vitit  në  përputhje  me  legjislacionin  tatimor  shqiptar.  Në  2022,  tatimi  mbi  fitimin  është  i
           barabartë me 15% të të ardhurave të tatueshme. Të ardhurat e tatueshme llogariten duke rregulluar fitimin ligjor para tatimeve
           për disa të ardhura dhe shpenzime, siç kërkohet në ligjin shqiptar. Fitimi statutor bazohet në të dhënat financiare të mbajtura
           nga Banka për qëllime rregullatore dhe mund të ndryshojnë nga Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar që kanë
           raportuar rezultatet financiare. Megjithatë, tatimi aktual i të ardhurave i pagueshëm për vitin 2022 financiar është i barabartë në
           të dy standardet.
           Tatimi i shtyrë është njohur për diferencat e përkohshme ndërmjet vlerës kontabël neto të aktiveve dhe detyrimeve për qëllime
           raportimi financiar dhe shumave të përdorura për qëllime tatimore. Tatimi i shtyrë nuk njihet për diferencat e mëposhtme: njohjen
           fillestare të emrit të mirë, njohjen fillestare të aktiveve apo detyrimeve në një veprim që nuk është kombinim biznesi dhe që nuk
           ndikon as fitim/humbjen kontabël dhe as atë të tatueshëm, dhe diferenca lidhur me investimet në filiale në masën që ato mund
           të mos i kthejnë këto në të ardhmen. Tatimi i shtyrë është matur duke përdorur normën tatimore që pritet të aplikohet ndaj
           diferencave të përkohshme kur ato të kthehen, bazuar në ligjet në fuqi ose që hyjnë në fuqi në datën e raportimit.
           Në llogaritjen e tatimit aktual dhe të shtyrë Banka merr në konsideratë ndikimin e disa pozicioneve të pasigurta, nëse duhet të
           llogarisë taksa dhe interesa shtesë. Banka beson që përllogaritjet e saj për detyrimet tatimore janë të përshtatshme për të gjitha
           vitet tatimore të hapura bazuar në vlerësimin e saj të shumë faktorëve, duke përfshirë këtu interpretimet e ligjeve tatimore dhe
           eksperiencës së mëparshme. Ky vlerësim mbështetet në çmuarjen dhe supozimet dhe mund të përfshijë një sërë gjykimesh
           mbi ngjarje të ardhshme. Informacione të reja që mund të bëhen të disponueshme mund të shkaktojnë që Banka të ndryshojë
           gjykimin e saj mbi përshtatshmërinë e detyrimeve tatimore ekzistuese; ndryshime të tilla në detyrimet tatimore do të ndikojnë
           shpenzimin tatimor të periudhës së kryerjes së këtyre përcaktimeve.
           Aktivi tatimor i shtyrë njihet për aq sa është e mundur që do të realizohet fitim i ardhshëm i tatueshëm, në mënyrë që të mund të
           përdoret kundrejt tij. Aktivi tatimor i shtyrë rishikohet në çdo datë raportimi dhe zvogëlohet nëse nuk është e mundur të realizohet
           përfitim fiskal. Të ardhura të tjera të tatueshme nga shpërndarja e dividendëve, njihen në të njëjtën kohë kur njihet edhe detyrimi
           për të paguar dividendin.

           Normat tatimore për filialet e huaja të Bankës:
           Republika e Kosovës

           Norma e tatimit mbi fitimin e aplikueshme në Republikën e Kosovës është 10%. Sipas sistemit të legjislacionit tatimor në
           Kosovë, humbjet tatimore mund të barten përpara për t’u kompensuar ndaj të ardhurave të ardhshme të tatueshme deri në
           shtatë vjet.

           (g) Aktivet dhe detyrimet financiare
           (i) Njohja
           Aktivet dhe detyrimet financiare njihen atëherë kur Grupi bëhet palë në kushtet kontraktuale të instrumentit financiar. Banka
           fillimisht njeh huatë, depozitat, letrat me vlerë të borxhit të emetuar dhe detyrimet e varura në datën kur ato krijohen. Blerjet dhe
           shitjet normale të një aktivi financiar janë njohur në datën e tregtimit, në të cilën Banka zotohet të blejë ose të shesë aktivin, me
           përjashtim të veprimeve të shkëmbimit të monedhave të huaja “spot” të cilat janë njohur në datën e kryerjes (referoju politikës
           kontabël 3(b) (iv)). Të gjitha aktivet e detyrimet e tjera financiare njihen fillimisht në datën e tregtimit, në të cilën Banka bëhet palë
           në kushtet kontraktuale të instrumentit.
           Aktivet dhe detyrimet financiare maten fillimisht me vlerën e drejtë. Kostot e transaksionit që janë të lidhura drejtpërdrejt me
           blerjen ose emetimin e aktiveve dhe detyrimeve financiare (përvec aktiveve dhe detyrimeve financiare të mbajtura me vlerën e
           drejtë nëpërmjet pasqyrës së fitimit ose humbjes) shtohen ose zbriten nga vlera e drejtë e aktiveve ose detyrimeve financiare,
           sipas rastit, në njohjen fillestare. Kostot e transaksionit të lidhura drejtpërdrejtë me blerjen e aktiveve dhe detyrimeve financiare
           me vlerë të drejtë nëpërmjet fitimit ose humbjes njihen menjëherë në fitim ose humbje.
   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77