Page 73 - Raport Vjetor 2022
P. 73

11    Banka Kombëtare Tregtare     Raport Vjetor 2022




          Banka Kombëtare Tregtare Sh.a.
          Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur
          më 31 dhjetor 2022 (shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)






          3. Përmbledhja e politikave të rëndësishme kontabël (vazhdim)
          (g) Aktivet dhe detyrimet financiare (vazhdim)

          (ii) Çregjistrimi
          Aktivet financiare çregjistrohen kur të drejtat kontraktuale të flukseve të mjeteve monetare nga aktivi financiar mbarojnë, ose kur
          aktivi financiar, dhe kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet transferohen te një palë tjetër.
          Detyrimi financiar çregjistrohet atëherë kur ai përfundon, shkarkohet, anullohet ose skadon.

          Banka çregjistron një aktiv financiar kur të drejtat kontraktuale të flukseve të mjeteve monetare nga aktivi financiar mbarojnë,
          ose kur transferon aktivin financiar, dhe kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë të aktivit te një palë tjetër. Në qoftë
          se Banka nuk transferon ose nuk mban kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë dhe vazhdon të kontrollojë aktivin
          e transferuar  Banka vazhdon të njohë interesin e mbartur mbi aktivin dhe pasivin që e shoqëron për shumat që mund të duhet
          të paguajë. Nëse Banka mbart kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë të një aktivi financiar të transferuar, Banka
          vazhdon të njohë aktivin financiar dhe gjithashtu njeh një hua të mbuluar me kolateral për shumën e parave të marra. Banka
          çregjistron detyrimet financiare vetëm, dhe vetëm kur detyrimet e Bankës janë shkarkuar, anuluar ose kanë skaduar. Diferenca
          midis vlerës kontabël të pasivit financiar të panjohur, dhe shumës së paguar dhe të pagueshmeve njihet në fitim ose humbje.
          Banka merr pjesë në veprime, me anë të të cilave transferon aktive të njohura në pasqyrën e pozicionit financiar, por në të njëjtën
          kohë ruan kryesisht të gjitha rreziqet dhe përfitimet e aktivit të transferuar ose një pjesë të tyre. Nëse ruhen të gjitha rreziqet dhe
          përfitimet apo pjesa më e madhe e tyre, atëherë aktivet e transferuara vazhdojnë të njihen në pasqyrën e pozicionit financiar.
          Transferimi i aktiveve ku ruhen thuajse të gjitha rreziqet dhe përfitimet, përfshin për shembull huadhënien e letrave me vlerë dhe
          veprimet e riblerjeve.
          Kur aktivet i shiten një pale të tretë me një normë totale kthimi konvergjuese ne kembim te aktiveve, veprimi konsiderohet si një
          transaksion financiar i siguruar, i ngjashëm me veprimet e riblerjes.
          Banka çregjistron aktivin kur ajo nuk ka kontroll mbi të, në veprimet ku Banka as nuk ruan dhe as nuk transferon thelbësisht
          të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë mbi aktivin financiar. Të drejtat dhe detyrimet që mbahen pas transferimit njihen
          veçant si aktiv apo detyrim, sipas rastit. Në transferta ku ruhet kontrolli mbi aktivin, Banka vazhdon të njohë aktivin, në masën e
          përfshirjes së saj në vazhdimësi, që përcaktohet nga masa në të cilën ajo është e ekspozuar ndaj ndryshimit të vlerës së aktivit
          të transferuar.
          Në disa veprime Banka ka detyrimin për t’i shërbyer aktivit financiar të transferuar kundrejt një tarife. Aktivi i transferuar përfundon
          së njohuri tërësisht kur plotësohen kriteret e çregjistrimit. Një aktiv apo detyrim përfundon së njohuri për kontratën e shërbimit,
          varur nga fakti nëse tarifa e shërbimit është më e përshtatshme (aktiv) ose është më pak e përshtatshme (detyrim) për kryerjen
          e shërbimeve.
          Banka bën fshirjen e kredive dhe investimeve kur përcaktohet se ato janë të paarkëtueshme.

          (iii) Klasifikimi dhe matja fillestare e aktiveve financiare
          Aktivet financiare maten fillimisht me vlerën e drejtë dhe përshtaten për kostot e transkasionit (aty ku është e zbatueshme). Aktivet
          financiare, të ndryshme nga ato të përcaktuara dhe efektive si instrumente mbrojtës, klasifikohen në kategoritë e mëposhtme:
          •  Kosto të amortizuar
          •  Vlera e drejtë përmes fitimit ose humbjes (FVTPL),
          •  Vlera e Drejtë nëpërmjet të Ardhurave të tjera Gjithëpërfshirëse (“FVOCI”),

          Klasifikimi përcaktohet nga:
          •  modeli i biznesit të njësisë ekonomike për menaxhimin e aktivit financiar
          Të gjitha të ardhurat dhe shpenzimet që lidhen me aktivet financiare njihen në fitim ose humbje.
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78