Page 47 - BKT Annual Report 2023
P. 47

RAPORTI VJETOR 2023     47

























                        FAZAT E EMETIMIT DHE NJOHJES SË BONDIT






                                 1
                     Aprovimi        Përgatitja dhe         2 Emetimi                3 Njohja nga BSH
                   i Brendshëm       Aplikimi në AMF






                        KËRKESA PËR MREL
                        ANJ përcakton se bankat sistemike duhet të mbajnë kapital rregullator kundrejt ekspozimeve të
                        ponderuara me rrezik, në masën që siguron që Banka të ketë kapacitetin e nevojshëm për përthithjen
                        e humbjeve si dhe kapacitetin  e nevojshëm për rikapitalizim. Duke marrë parasysh kërkesat fillestare
                        të licencimit, kjo kërkesë rezulton në të paktën dyfishimin e kërkesave për instrumentave të kapitalit
                        rregullator, duke përfshirë edhe detyrimet e pranuara, që duhet të mbahen nga BKT-ja dhe bankat
                        e tjera sistemike në vend.


                        Pas njohjes nga ANJ në BSH, obligacioni raportohet si obligacion i pasiguruar, me statusin e
                        detyrimeve të pranuara. Në përfundim të procesit, BKT-ja ka përmbushur kërkesën e ndërmjetme
                        rregullatore për vitin 2023 si dhe planin e brendshëm të biznesit.


                        PËRFUNDIME

                        Emetimi për herë të parë i një instrumenti borxhi me statusin e detyrimeve të pranuara, për qëllime të
                        ndërhyrjes së jashtëzakonshme gjatë vitit 2023 rezultoi të ishte një proces i suksesshëm. Ky emetim
                        është një moment kyç në historinë e Bankës sonë dhe në rrugën e zhvillimit të tregut të instrumentave
                        financiare në vend. Obligacioni me statusin e detyrimeve të pranuara vjen si një alternativë e re
                        investimi, duke kapërcyer kufijtë klasikë të tregut shqiptar të instrumentave financiare. Ai ofron një
                        mundësi të shkëlqyer për edukimin financiar të investitorëve dhe është një dëshmi e re e fuqisë së
                        jashtëzakonshme transformuese që mund të prodhojnë instrumentet financiare.






                        * Krahas sa më sipër, BKT-ja i zbaton edhe shtesat makroprudencial të kapitalit referuar bankave sistemike në
                         shportën e 3-të, siç përcaktohet nga Banka e Shqipërisë.
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52