Page 48 - BKT Annual Report 2023
P. 48

48            BANKA KOMBËTARE TREGTARE













                       GRUPI I



                       TEKNOLOGJISË


                       FINANCIARE


















                       Gjatë vitit 2023, BKT ka vazhduar përkushtimin e saj për rritjen e aftësive dixhitale
                       dhe pasurimin e përvojës së klientit online, me investime të konsiderueshme në
                       iniciativa të mëdha të krijuara për të siguruar një prani të spikatur në peizazhin
                       dinamik dixhital të sektorit bankar. Këto përpjekje pasqyrojnë përkushtimin
                       tonë ndaj transformimit dixhital, jo si një aksion i izoluar por si një udhëtim
                       i vazhdueshëm vendimtar jo vetëm për të qëndruar në krah të tendencave
                       teknologjike, por edhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona.

                       Gjatë këtij viti, BKT krijoi me sukses një filial të ri, BKT Pay, duke u pozicionuar
                       si një institucion i parasë elektronike. Infrastruktura e plotë e TI-së e BKT Pay
                       është zhvilluar nga profesionistët tanë, duke shfrytëzuar funksionalitetet më të
                       avancuara të shërbimeve cloud të Microsoft Azure. Integrimi i plotë i sistemeve
                       BKT Pay me infrastrukturën ekzistuese të bankës siguron një ekosistem të
                       harmonizuar, duke mundësuar ofrimin e një game të larmishme shërbimesh.
                       Kjo lëvizje strategjike jo vetëm që nënvizon përkushtimin tonë ndaj inovacionit,
                       por gjithashtu përforcon pozicionin tonë si një institucion financiar që mendon
                       përpara, i përgatitur për të përmbushur nevojat në zhvillim të klientëve tanë.
   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52   53