Page 52 - BKT Annual Report 2023
P. 52
52 BANKA KOMBËTARE TREGTARE
GRUPI I BURIMEVE
NJERËZORE DHE
ZHVILLIMEVE
BANKINGU DIXHITAL
Viti 2023 ishte një vit i rëndësishëm në rrugëtimin e transformimit dixhital të
BKT-së, duke kulmuar me arritje domethënëse në sektorë të ndryshëm. Banka
dëshmoi një rritje mbresëlënëse, mbi 60% të bazës së klientëve aktivë në kanalet
dixhitale në të dy segmentët e saj, si të individëve ashtu edhe të biznesit. Ky
sukses i atribuohet një përzierjeje harmonike të nismave CRM, aktiviteteve
promocionale dhe përpjekjeve të përkushtuara të stafit në degë.
Impresionues është fakti që 80% e transaksioneve që mund të procesohen në
kanalet dixhitale po ekzekutohen tashmë në këto kanale, një hap i madh nëse e
krahasojmë me vetëm 15% që ekzekutoheshin 4 vite më parë. Kjo arritje është
veçanërisht e dukshme në tregun Shqiptar që ende nuk e ka arritur ngopjen në
përdorimin e kanaleve dixhitale në banking. Gjithashtu BKT është vlerësuar nga
Euromoney si një bankë lider në Shqipëri, për zgjidhjet dixhitale.
BKT ka gamën më të gjerë të shërbimeve dixhitale në tregun shqiptar, por
gjithsesi objektivat e bankës shkojnë përtej standardeve lokale duke synuar
gjithmonë të lehtësojë të gjitha transaksionet në mënyrë dixhitale. Në kuadër të
kësaj përgjatë vitit banka ka pasuruar funksionalitetet në kanalet dixhitale, ku
më i rëndësishmi ka qenë integrimi i pagesave të shërbimeve nga e-Albania.
Ky funksionalitet mundëson për herë të parë pagesa dixhitale të shërbimeve
online të shtetit pa qenë e nevojshme të paraqitesh fizikisht në zyrat shtetërore
apo degët e bankave.
Rrjeti i bankomateve ofron një eksperiencë unike të ngjashme me atë të një
tableti, duke mundësuar kështu një shumëllojshmëri shërbimesh ku më të fundit
janë pagesa faturash, transferta parash, depozitim dhe tërheqje parash me
kod QR dhe një funksionalitet të ri i cili i mundëson klientëve të dërgojnë para
nëpërmjet ATM-ve. Për më tepër BKT prezantoi një shërbim novator, overdraftin
dixhital nëpërmjet ATM-së, duke i ofruar klientëve një limit të menjëhershëm
overdraft me shumë pak klikime.
Viti 2023 ishte një vit transformues, veçanërisht për klientët e biznesit, ku pati një
rritje shumë të lartë të transfertave ndërkombëtare të parave dhe procesimit të
pagesave të pagave. Prezantimi i pagesave të taksave të faturave elektronike
me kod QR ose me barkode, si edhe një funksionalitet unik, ai i depozitimit të
parave nëpërmjet ATM-ve për klientët e biznesit, vendosi rekorde të reja duke e
pozicionuar BKT edhe një herë si një bankë pionere në sektorin financiar shqiptar.