Page 75 - BKT Annual Report 2023
P. 75
RAPORTI VJETOR 2023 6
Shënime mbi Pasqyrat Financiare të Konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2023
(shprehur në USD, nëse nuk është shënuar ndryshe)
1. TË PËRGJITHSHME
Banka Kombëtare Tregtare Sh.a. është një bankë tregtare që ofron një gamë të gjerë me shërbime të plota. Pasqyrat e konsoliduara
financiare përfshijnë Bankën dhe filialet e saj në Kosovë, BKT Pay si dhe pjesëmarrjen në Albania Leasing sh.a. (referuar së bashku në
vazhdim si “Banka”, “BKT” ose “Grupi”).
Banka ofron shërbime bankare për ndërmarrje shtetërore e private dhe individë. Burimi kryesor i fondeve për Bankën janë depozitat, të
cilat Banka i pranon në forma të ndryshme duke përfshirë llogaritë rrjedhëse, depozita me dhe pa afat, si në Lek ashtu edhe në valutë.
BKT ofron një shumëllojshmëri të kredive për biznese dhe individë, karta krediti dhe debiti në përputhje me standardin EMV (Europay
/ MasterCard / Visa), bankomate, bankingu në internet, bankingu në telefon celular, shërbime bankingu on-line, shërbim të kualifikuar
të bankingut ndërkombëtar dhe produkte të ndryshme thesari. Gjithashtu, ajo investon në letra me vlerë dhe merr pjesë aktivisht në
tregun ndërbankar lokal dhe ndërkombëtar.
BKT është krijuar në formën aktuale ligjore më 30 dhjetor 1992, megjithëse dega e saj e parë është hapur më 30 nëntor 1925.
BKT është subjekt i Ligjit nr. 8269 “Mbi Bankën e Shqipërisë” me datë dhjetor 1997 dhe i Ligjit nr. 9662 “Për Bankat në Republikën e
Shqipërisë”, të datës 18 dhjetor 2006.
Në bazë të Vendimit të Aksionarëve të marrë në datën 30 mars 2023, Banka krijoi rezervën ligjore në vlerën 407,586 mijë Lek (ekuivalente
e 3,906,700 USD) dhe vendosi shpërndarjen e dividendit në shumën 5,216,500 mijë Lek (ekuivalente e 50,000,000 USD, konvertuar
me kursin e këmbimit të publikuar nga Banka e Shqipërisë për datën 24 nëntor 2022 – 104.33 Lek për USD), duke përdorur pjesë të
fitimit të pashpërndarë të vitit 2021 dhe pjesë të fitimit të pashpërndarë të vitit 2022. Pjesa e mbetur e fitimit neto të vitit 2022 u mbajt
si fitim i pashpërndarë. Pagesa e dividendit u be në maj 2023. Ndërkohë, dividenti i pezulluar i vitit 2022, është paguar në Shkurt 2023
bazuar në vendimin përkatës të Bankës së Shqipërisë.
Në vijim, struktura aksionare mbeti e njëjtë, me vlerë nominale të aksioneve 12.35 USD dhe numri i aksioneve mbeti i pandryshuar.
Struktura aksionare më datë 31 dhjetor 2023 dhe 31 dhjetor 2022 paraqitet si më poshtë:
31 dhjetor 2023 31 dhjetor 2022
Nr. i aksioneve Totali USD % Nr. i aksioneve Totali USD %
Calik Holding A.S. 24,291,498 300,000,000.3 100 24,291,498 300,000,000.3 100
Drejtoria e Përgjithshme e BKT ndodhet në Tiranë. Aktualisht në Shqipëri, Banka zotëron një rrjet prej 60 degësh dhe 3 agjencish
doganore. Njëzet e pesë prej degëve ndodhen në Tiranë dhe të tjerat në Durrës, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Fier, Pogradec, Korcë, Bilisht,
Gjirokastë, Delvinë, Sarandë, Orikum, Berat, Kucovë, Lushnje, Librazhd, Peqin, Rrogozhinë, Shkozet, Kavaje, Vorë, Kamëz, Fushe
Krujë, Lac, Lezhë, Rrëshen, Kukës, Peshkopi, Bushat, Koplik, Gramsh dhe Skrapar, të ndjekura nga agjencitë doganore në Portin e
Durrësit, Aeroportin e Rinasit dhe Çorovodë.
Rrjeti në Kosovë përfshin 22 njësi. Shtatë njësi ndodhen në Prishtinë, ndërsa të tjerat janë të vendosura në Prizren, Pejë, Gjilan, Ferizaj,
Mitrovica, Gjakovë, Vushtrri, Fushe Kosovë, Podujevë, Drenas, Rahovec, Viti dhe Lipjan, Dheu i Bardhe, Aeroporti i Prishtinës dhe
Skenderaj.
Banka kishte 1,516 punonjës (31 dhjetor 2022: 1,406) në datën 31 dhjetor 2023, nga të cilët 466 (31 dhjetor 2022: 427) i përkasin
BKT Kosovës.
Numri mesatar i punonjësve për vitin e mbyllur në datën 31 dhjetor 2023 është 1,448 punonjës (31 dhjetor 2022: 1,349), nga të cilët
447 punonjës (31 dhjetor 2022: 411) i përkasin BKT në Kosovë.